OKB: Mbi 13 000 fëmijë të vrarë dhe 25 000 të plagosur në Gaza

Lufta në Gaza ka qenë shkatërruese për fëmijët, pasi më shumë se 13 000 janë vrarë, rreth 25 000 janë plagosur dhe të paktën 25 000 janë shtruar në spital për kequshqyerje, sipas agjencive të OKB-së, njofton AP.

Siç i tha së fundmi Këshillit të Sigurimit zëvendësambasadori i BM në OKB, James Kariuki, “Gaza është bërë vendi më vdekjeprurës në botë për të qenë fëmijë”.

“Fëmijët e Gazës nuk e zgjodhën këtë luftë, por ata kanë paguar çmimin përfundimtar”, theksoi ai.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare raportoi të enjten se nga 40 717 trupat palestinezë të identifikuar deri më tani në Gaza, një e treta – 13 319 – ishin fëmijë. Zyra tha të premten se shifrat erdhën nga Ministria e Shëndetësisë e Gazës.

Britania e Madhe forcon rregullat për blerjen e armëve të ftohta për minorenët
Agjencia e OKB-së për fëmijë, UNICEF, tha se vlerësimi i 25 000 fëmijëve të lënduar erdhi nga analiza e saj bazuar në informacionin e mbledhur së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë të Gazës.

OKB-ja thotë se mijëra fëmijë kanë mbetur jetimë ose janë ndarë nga prindërit e tyre gjatë luftës 15-mujore.

Yasmine Sherif, drejtoresha ekzekutive e fondit global të OKB-së ”Education Cannot Wait”, tha në një konferencë për shtyp se 650 000 fëmijë të moshës shkollore nuk kanë ndjekur mësimet dhe i gjithë sistemi arsimor duhet të rindërtohet për shkak të shkatërrimit të gjerë në Gaza.

Diplomatët nga BM, Franca dhe vende të tjera cituan gjithashtu numrin e fëmijëve izraelitë që u vranë, u plagosën dhe u rrëmbyen gjatë sulmit të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023 – me disa që ende mbahen peng.

Ambasadori i Izraelit në OKB, Danny Danon, pyeti Këshillin e Sigurimit nëse ka shqyrtuar ndonjëherë gjendjen e vështirë të fëmijëve izraelitë të “gjymtuar, torturuar dhe vrarë” më 7 tetor, 30 të rrëmbyer dhe dhjetëra mijëra që janë zhvendosur.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Emocionon Haradinaj: Çka ka faj nëna ime që është gjallë? (VIDEO)

Në Rubikon në Klan Kosova, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj ka folur për nënën e tij, duke theksuar se është e natyrshme të ketë...

“E mirëpres Kurtin dhe LVV-në nëse duan të bëhen pjesë e Qeverisë Haradinaj 3” (VIDEO)

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili po kandidon sërish për kreun e ekzekutivit për zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka thënë se do të pranonte LVV-në...

FUSHATA PËRMES ISLAMIT Kurti mburret me investimet e Qeverisë së tij në xhami

Dy javë para zgjedhjeve, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, është mburrur për investimet e pushtetit të tij në xhami. Në një postim në Facebook,...

Guxim që sfidon vdekjen: Myslimani Ahmed al Ahmed, heroi i ndërgjegjes njerëzore

Myslimani Ahmed al Ahmed u shndërrua në simbol të guximit dhe humanizmit në Australi, pasi ndërhyri pa u menduar dy herë gjatë një sulmi...

Protestat në Serbi detyrojnë Vuçiçin të çojë vendin në zgjedhje të parakohshme

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar zgjedhje të parakohshme parlamentare , të cilat do të shpallen para përfundimit të mandatit të parlamentit aktual,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu