Termi “Kosova dhe Metohija” ende në faqen e ministrisë! Stoilkoviq: Kosova gjithmonë do të mbetet “Kosovo i Metohija”

Kosova do të mbetet gjthmonë “Kosovo i Metodija”, kështu u përgjigjë sot zëvendëskryeministri dhe ministri për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në Maqedoninë e Veriut, Ivan Stoilkoviq, I pyetur nga Klan Maqedoni nëse do të ndryshohet termi “Kosovo i Metohija” e cila ende vazhdon të qëndrojë në ueb faqen e Ministrisë, Stoilkoviq tha se ky termë është në përputhje me rezoluten e kombeve të bashkuara dhe si e tillë do të mbetet gjtihmonë.

IVAN STOILKOVIQ- MINISTËR PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE

“Ajo ishte Një deklaratë që u transmetua nga profili im në Facebook me rastin e vizitës sime të fundit në Beograd dhe ju përgjigja mediave shqiptare, ja edhe juve dhe publikut maqedonas, se për të gjithë pjesëtarët e popullit serb, Kosova dhe Metohia do të jenë gjithmonë Kosovë dhe Metohi, sepse është në përputhje me Rezolutën Një Dy Katër Katër të Kombeve të Bashkuara, por unë jam edhe ministër i marrëdhënieve ndërmjet komuniteteve dhe zëvendëskryeministër i Qeverisë së Maqedonisë dhe aktivitetet e mia politike do t’i zhvilloj në përputhje me vendimet të shtetit maqedonas”.

Kujtojm, ky qëndrim nga ana e Stoilkoviq, nxiti reagime jo vetem nga opinoni i gjërë por nga partit politike. Deputet nga ana opozitare Fronti Europian kërkuan që për këtë rast të reagoj kryeministri I vendit Hristijan Mickoski. Ndërkaq nga Koalicioni VLEN, partneri shqiptar i VMRO-DPMNE-së deklaruan se janë në krah të interesave kombëtare shqiptare, duke mbrojtur çdoherë të drejtën e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. /tvklan.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Hill: Përshtypja ime ishte që Kransiqi s’ishte i rëndësishëm në UÇK

Dëshmitari Christopher Hill gjatë dëshmisë së tij në Hagë pohoi se hera e parë që e kishte takuar Jakup Krasniqin ishte në Dragobil, e...

Hill: Nuk besoj se Thaçi ishte përfshirë në veprimtari të paligjshme

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill në ditën e dytë të dëshmisë në Gjykatën Speciale, është pyetur se pse ka vendosur që të dëshmojë si dëshmitar...

Dy kompani të mëdha të huaja po largohen nga Maqedonia e Veriut

Dy kompani të huaja të mëdha që prej vitesh veprojnë në zonën industriale të Shkupit po largohen nga Maqedonia e Veriut. Më së voni deri...

AKI bën thirrje për bashkim të këshilltarëve shqiptarë në Këshillin Komunal të Kërçovës

Pas kërkesave të shumta të qytetarëve dhe mërgatës kërçovare, Beslidhja Shqiptare – Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) ka bërë thirrje për bashkim të këshilltarëve...

‘Hallakamë’ e madhe në Mitrovicë: Çka ndodhi dhe pse u ndalua numërimi i votave?

Hallakamë e madhe ka qenë mbrëmë në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë. Nacionale kishte mësuar procesi i numërimit të votave në Qendrën e Numërimit në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu