Arrestohen katër persona, dyshohen për krijimin e organizatës terroriste

Katër persona të dyshuar për krijimin e organizatës terroriste janë privuar nga liria ndërsa Ministria e Brendshme ka ngritur kallëzime penale ndaj tyre. Policia ka kryer kontrolle në pesë lokacione në Shkup dhe Gostivar dhe dyshimet janë se celula terroriste ishte e lidhur ideologjikisht me grupin e njohur terrorist- ISIS.

“Synimi i anëtarëve të celulës terroriste ishte kryerja e aktit terrorist kundër objektivave civile ose të ashtuquajtura objektiva të buta, gjegjësisht objekteve publike në vend, me qëllim të krijimit të ndjenjës së pasigurisë ose frikës tek qytetarët. Për të arritur qëllimin e tij, i akuzuari i parë ka krijuar disa grupe në rrjetin social Telegram, në të cilat shpërndante materiale propagandistike të marrë dhe të përkthyer më parë të ISIS-it duke rekrutuar anëtarë të ri”, njoftojnë nga Ministria e Brendshme.

Pas kallëzimit penal nga MPB-ja, prokuroria për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit tashmë ka marrë masa për këtë rast ndërsa të dyshuarit tashmë janë në paraburgim.

“Duke pasur parasysh se janë plotësuar kushtet ligjore, prokurori publik në fjalë ka dorëzuar propozime te gjykatësi i procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale në Shkup për caktimin e masës së paraburgimit për të gjithë të dyshuarit. Gjykatësi ka pranuar propozimet dhe të dyshuarve ua ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë”, thonë nga PTHP NKOK.

Gjatë kontrollit të kryer nga policia në prani të prokurorit kompetent publik, tek të gjithë të dyshuarit janë gjetur pushkë automatike, pistoleta, pajisje kompjuterike dhe telefona, të cilët do t’i nënshtrohen ekspertizës së mëtutjeshme. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SHBA dhuron 29 automjete të reja të blinduara për Armatën e Maqedonisë

Në kazermën “Jane Sandanski” në Shtip, sot u prezantuan 29 automjete të reja të lehta të blinduara “JLTV” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës....

Kontingjent rezervë i NATO-s vendoset përkohësisht në Kosovë për trajnime ushtarake

KFOR ka njoftuar se një kontingjent i forcave rezervë të NATO-s ka nisur vendosjen e përkohshme në Kosovë për zhvillimin e një sërë aktivitetesh...

“Izraeli i Madh” ndez Lindjen e Mesme – Netanyahu sfidon hapur botën arabe

Pas deklaratave të Benjamin Netanyahu-t se është “shumë i lidhur” me vizionin e “Izraelit të Madh”, reagimet në rajon shpërthyen për të dënuar mbështetjen...

Policia po e kërkon, Arbenita reagon në rrjete sociale

Gjykata Themelore në Gjilan ka lëshuar sot një urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj modeles Arbenita Ismajli. Pas publikimit të lajmit, Arbenita është lajmëruar në rrjete sociale, duke...

Dhitë zjarrfikëse: Katalonja aktivizon ushtrinë e pazakontë që po lufton flakët dhe shpëton qytetin

Ndërsa zjarret përshkojnë Evropën Jugore çdo verë, dhe më gjerë, Katalonja (Spanja) dhe konkretisht qyteti i Mataros ka nisur një program pilot mbrojtjeje që,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu