“Bisha” presidenciale e Donald Trump

Donald Trump do të udhëtojë me një Cadillac One. E etiketuar si “Bisha”, limuzina presidenciale është automjeti më i sigurtë në botë.

Mund t’i rezistojë një sulmi kimik, një sulmi me shpërthim zjarri, një mine dhe teknologjia e arsenalit në bord ngjan me atë të filmave James Bond.

Kjo makinë presidenciale debutoi në 2018 gjatë mandatit të tij të parë, dritaret saj përbëhen nga 5 shtresa xhami dhe polikarbonat, gjë që i reziston edhe plumbave shpues apo të kalibrit Magnum 44.

Ndërsa dyert kanë mbi 20 cm trashësi, ose të paktën dyfishi i dyerve normale.

Nuk mund të hapen, përveç xhamit të shoferit, që limitin e ka vetëm 8 cm, jo më tepër. Ndërkohë që drejtuesi i mjetit presidencial nuk është një shofer çfarëdo, por një ushtarak i stërvitur nga shërbimet sekrete.

Edhe gomat i rezistojnë çdo lloj çarjeje, prerjeje apo shpimi, madje edhe në rast se do të ishin plotësisht jashtë funksionit, automjeti është në gjendje të vazhdojë te udhëtojë.

Në bordin e saj gjendet një arsenal i vërtetë, dhe madje edhe një manual përdorimi për rastin e mundshëm më ekstrem, me titullin Nuclear Football.

Ndërsa në kroskot gjendet paketa teknologjike e gjeneratës se fundit që përmban brenda limuzina, përfshirë sistemin e komunikimit direkt me shërbimet sekrete, një sistem GPS i integruar gjithnjë aktiv, ndërsa sipër janë të instaluara dy telekamera me rreze infra të kuqe.

Në automjet mund të ulen Presidenti dhe 4 pasagjerë, dhe pjesa prapa është e ndarë nga një xham që vetëm Trump mund të vendosë ta ulë.

Karroceria është 13 cm trashësi dhe e realizuar nga shtresë çeliku e forcuar me alumin, titan dhe qeramikë, në gjendje të thyejnë plumbat.

Edhe serbatori është i ndërtuar në mënyrë të tille që nuk mund të shpërthejë edhe sikur të goditet nga plumb. Pjesa e poshtme është e realizuar gjithashtu me pllaka çeliku, duke mbrojtur pasagjerët në rast të minave apo shpërthimeve, dhe natyrisht mund të lëshojë predha në raste rreziku.

Kjo limuzinë është një bunker lëvizës, dhe siguria e Presidentit të SHBA është padiskutueshme, pasi siç ka treguar historia, disa Presidentë kanë qenë viktima të atentateve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Me nënshkrimin e Kryeparlamentarit Afrim Gashi, ligji për arsimin fetar hyn në fuqi

Ka përfunduar me sukses edhe faza e fundit e miratimit të Ligjit për institucionet e arsimit të mesëm të bashkësive fetare, me nënshkrimin e...

Iniciativa ZERO për parkun përkujtimor: Mirëpresim nismën, por jo spektaklin para zgjedhjeve

Shkup, 30 korrik – Iniciativa ZERO! përshëndet vendimin e Komunës së Tetovës dhe të Ministrisë së Shëndetësisë për të realizuar kërkesën tonë të përsëritur...

Taravari: Arkitekti politik i VLEN-it ka qenë Albin Kurti

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në formimin e...

Pasaportë nëse blen shtëpi

Niveli i kërkesës për nënshtetësi përmes investimit (CBI) në ishujt e Karaibeve, sidomos nga qytetarët amerikanë të shqetësuar për paqëndrueshmërinë politike dhe shoqërore në...

Një helikopter çek dhe zjarrfikësit sllovenë do të fillojnë sot shuarjen e zjarreve në RMV

Helikopteri zjarrfikës “Blek Hok”, i cili është i përfshirë në shuarjen e zjarrit në malin Goten, është i pajisur me të ashtuquajturat “bomba” me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu