Toshkovski: Po grumbullohen dëshmi shtesë për arratisjen e Artan Grubit

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski theksoi se për momentin po grumbullohen më shumë dëshmi për atë nëse nëpunësi i policisë i cili ishte në ndërrim kur ish zëvendëskryeministri Artan Grubi ishte larguar nga shteti ka bërë gabim nga moskujdesi ose kjo ishte organizuar në kuadër të një grupi të caktuar i cili ka organizuar arratisjen.

“Për këtë është hapur hetim dhe vepron Prokuroria Themelore Publike dhe në kuadër të asaj që ne e kemi si dëshmi të pakontestueshme kemi parashtruar padi penale për personin dhe i njëjti është suspenduar nga puna. Për momentin po zhvillohet edhe hetim për atë nëse ka pasur komunikim dhe për çfarë komunikimi bëhet fjalë”, theksoi Toshkovski në një emision në TV 24 ku ishte mysafir.

– Reklamim –

Ai potencoi edhe se me qëllim që të parandalohet pikërisht një skenar i tillë ishin bërë përgatitje më serioze dhe ishin angazhuar të gjitha resurset. Sipas tij, në kufi ka pasur edhe shërbime të tjera shtesë të cilat duhej të reagonin nëse ekzistonte arratisje, por, siç theksoi, të njëjtët nuk kanë reaguar sepse bëhej fjalë për operacion të fshehtë.

“Është fakt se në kufi ka pasur shërbime të tjera shtesë për të reaguar ndaj arratisjes së mundshme të personit në fjalë, por është fakt edhe se nuk kanë ditur se kë të ndalojnë sepse kjo është pjesë e punës operative të policisë. Askush nuk mund ta merrte me mend se një punonjës policie që është në detyrë duhet të marrë pasaportën e një personi të caktuar, ta vendosë atë në skaner dhe pasi ta skanojë atë, në kompjuter i del se personi i caktuar është në listë ndalimi, që në vend që të shikojë kompjuterin që është puna e tij kryesore, pse ishte në kufi, të shesë lule apo të kontrollojë nëse një person i plotëson kushtet për të dalë apo për të mos dalë nga vendi, askush nuk mund ta merrte me mend këtë”, tha ai.

Toshkovski theksoi se për shkak të asaj që Artan Grubi nuk shpreh nismë të kthehet në shtet është tregues i mjaftueshëm për atë nëse është fajtor ose jo.

Më 9 dhjetor të vitit 2024, Grubi u gjet në të ashtuquajturën Lista e zezë të Departamentit amerikan të Shtetit prej ku theksuan se bashkë me gjykatësin Enver Bexheti ishin të përfshirë në korrupsion të madh sepse kishin pranuar ryshfet për lëndë lidhur me ish drejtorin e DSK-së, Sasho Mijallkov. Për atë dhe drejtorin e Lotarisë Shtetërore ka filluar edhe procedurë penale për keqpërdorim të tetë milionë eurove nga Lotaria Shtetërore.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Khamenei përzgjedh pasardhësit potencialë në rast se vritet

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka përmendur tre klerikë si kandidatë për ta pasuar në rast se vritet, ka raportuar New York...

“Fantazmë” mbi Golan: Dron sekret izraelit apo ‘Bisha e Kandaharit’

Një video që tregon një mjet ajror pa pilot në formë krahu fluturues, me shumë gjasa i filmuar mbi qiellin e Lartësive të Golanit,...

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

Krasniqi u zotua se do të angazhohet për ta rikthyer PDK-në si partinë e parë në vend Memli Krasniqi, është rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike...

SHQIPËRI“Shqipëria po mbron një shtet që vret fëmijë” – Andi Bushati shpërthen ndaj qeverisë: “Qëndrim ekstremist pro-Izrael, po bëheni më katolikë se Papa!”

Një përballje e ashpër është zhvilluar mes analistit Andi Bushati dhe ministrit të Jashtëm Igli Hasani gjatë emisionit “Top Story” në lidhje me qëndrimin...

Aksident dramatik shndërrohet në shpërthim fishekzjarrësh në rrugë

Një ngjarje dramatike dhe njëkohësisht surrealiste ka ndodhur pasditen e sotme në një nga rrugët kryesore të Kinëz, ku një kamion i ngarkuar me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu