ASH-Sela i reagon Shaqirit: VLEN-i u dorëzua, shqiptarët të përjashtuar nga punësimet e reja

Nga Aleanca për Shqiptarët, pjesë e Frontit Europian reaguan ndaj deklaratave të deputetit Rijad Shaqiri nga VLEN, i cili në Daily Click në TV21 pranoi që është vonuar Ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat. Nga ASH-Sela thonë se shqiptarët janë të përjashtuar nga punësimet e reja.

Në lidhje me: “Ligji është prolonguar” – Shaqiri për ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat: Më mirë të vonohet sesa të bëhet shkel e shko

“Prolongimi i ligjit për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në një kohë kur Gjykata Kushtetuese tanimë ka shfuqizuar edhe përkatësinë etnike dhe Balancuesin, është kulmi i realizimit të planit të Mickoskit dhe Dimitrievskit për deshqiptarizimin e institucioneve shtetërore. Vleni pasi gënjeu shqiptarët sa për të mbuluar shfuqizimin e përkatësisë etnike, tani u dorëzua edhe nga kjo gënjeshtër dhe pranoi se nuk do të sillet Ligji për përfaqësim të drejtë dhe adekuat. Kjo nënkupton se gjatë konkurseve të reja për punësime në institucionet shtetërore dhe publike nuk do të ketë asnjë mekanizëm për punësimin e shqiptarëve dhe bashkësive të tjera joshumicë. Duke patur parasyshë deklaratat e deritanishme të drejtuesve të Qeverisë, fatkeqësisht që tani dihet epilogu i konkurseve, deshqiptarizimi i shtetit dhe stërmbushja e administratës vetëm me anëtarë të VMRO-së, ZNAM-it dhe partive të tjera maqedonase”, thonë nga ASH-Sela.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Gjykata e Apelit i pranoi ankesat e Prokurorisë, përcaktohet paraburgim efektiv prej 30 ditësh dy ish drejtorët e Onkologjisë

Gjykata e Apelit Shkup i pranoi ankesat e Prokurorisë Themelore Publike Shkup për masat arrest shtëpiak dhe u përcaktoi masën paraburgim efektiv në kohëzgjatje...

Një tërmet i fuqishëm godet Iranin

Sipas raportimit nga agjencitë e ndryshme sizmike, tërmeti ka goditur pranë Teheranit, në pjesën veri-qendrore të Republikës Islamike Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2...

“Khamenei, Hitleri i ri i Lindjes së Mesme” – Deklarata e Bin Salman që nënshkroi fatin e një rajoni

Në nëntor të vitit 2017, zhurmë e madhe mediatike përshkroi gjithë botën, pas një deklarate që Princi saudit i Kurorës, Mohammed Bin Salman, kishte...

Irani fut në sherr Donald Trump me shefen e Inteligjencës amerikane

Në bordin e Air Force One të hënën vonë në mbrëmje, pasi u largua me nxitim nga takimi i G7 në Kanada, Presidenti Donald...

📈 Portali in7.tv Shënon Rekord: 13.4 Milion Shikime në 7 ditë si dhe 100.000 Ndjekës në Facebook!

Portali informativ in7.tv po përjeton një rritje të jashtëzakonshme në rrjetet sociale, veçanërisht në Facebook. Sipas statistikave të fundit për 7 ditët e fundit,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu