Stoilkoviq ende nuk e ka hequr, termin “Kosova dhe Metohija” vazhdon të qëndrojë në faqen e ministrisë

Termi “Kosova dhe Metohija” vazhdon të qëndrojë në kumtesën zyrtare të kabinetit të zëvendëskryeministrit dhe ministrit për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive në Maqedoninë e Veriut, Ivan Stoilkoviq, edhe pse ky i fundit u zotua se teksti do të rregullohet dhe do të jetë në përputhje me qëndrimin zyrtar të RMV-së ndaj Kosovës dhe jo në bazë të qëndrimeve personale të tij.

Zëvendëskryeministri Stoilkoviq ishte në shënjestrën e kritikave pasi u zbulua se në një kumtesë zyrtare lidhur me kampin sportiv “Serbia po ju thërret” të publikuar në ueb-faqen e ministrisë me të cilën ai udhëheq, Republikës së Kosovës i drejtohet me “Kosova dhe Metohija”, sikur të jetë funksionar i Serbisë dhe jo i Maqedonisë së Veriut.

Ai pas reagimeve të shumta, në një prononcim publik tha se teksti është marrë nga faqja e tij personale në Facebook dhe se do të përmirësohet në komunikimin zyrtar.

“Po, shërbimi që i udhëheqë ato aktivitete në ministri, e ka marrë atë tekst nga Facebooku dhe ai tekst do të rregullohet në mënyrën më të mirë të mundshme në periudhën në vijim”, ka deklaruar për TV21 Stoilkoviq.

Në pyetjen gazetareske se si do ta quaj tash e tutje Republikën e Kosovës, Stoilkoviq deklaroi:

“Ajo që dua të ju shpjegoj është se asnjëherë nuk do të lëvizim nga qëndrimi se për ne ajo gjithmonë do të jetë “Kosovo dhe Metohija”, me rezolutën e Këshillit të Sigurisë të OKB-së. Megjithatë, si zëvendëskryeministër dhe ministër për marrëdhëniet mes bashkësive, do t’i respektoj obligimet ligjore dhe respektoj vendimin e qeverisë maqedonase të sjellë në lidhje me këtë çështje”.

Nga kabineti i zëvendëskryeministrit përgjigjen se pse ende vazhdon të qëndrojë “Kosova dhe Metohija” te kumtesa për të cilën vet Stoilkoviq u zotua se do ta përmirësojë.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

“Krejt Serbia iu ka tutë familjes Jashari”, Ludo Lee flet me admirim për heroin e Kosovës

Ludo Lee ka folur me admirim për figurën e Adem Jasharit. Në një diskutim me Edin, ai tha se “krejt Serbia iu ka tutë familjes...

“Duhet të ndalojmë…”- Skena intime në BBVK, Edi ngre Bia Khalifan dhe vendos kokën tek…!

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë në hapjen e urës së dytë mbi Ibër, e cila është e destinuar vetëm për këmbësorë. Ai...

“Njerëz pa aktakuza”, premtimi i dikurshëm që Kurti tash nuk ‘guxon’ ta premtojë

Nuk do të kemi në qeveri ministra me aktakuza”, është një nga frazat e përdorura në të kaluarën nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin...

SPAK nuk e lejon Erion Veliajn të marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Tiranës

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ka refuzuar kërkesën e anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Tiranës, që kryetari Erion Veliaj të marrë pjesë fizikisht në...

Putin i quan liderët evropianë “derra të vegjël”! Thotë se qoftë me luftë apo diplomaci, Rusia do t’i arrijë qëllimet territoriale në Ukrainë

Presidenti rus Vladimir Putin sulmoi ashpër të mërkurën udhëheqësit evropianë, duke i përqeshur ata si “derra të vegjël”, dhe tha se Rusia do t’i...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu