SHBA tërhiqet nga Marrëveshja për Klimën, BE vazhdon të jetë pjesë e saj

Shefja e Bashkimit Evropian Ursula von der Leyen këmbënguli të martën se blloku 27 anëtarësh do t’i përmbahet marrëveshjes historike të Parisit për klimën pavarësisht se Donald Trump në një nga vendimet e tij të para si President i Shteteve të Bashkuara vendosi të tërhiqej nga ajo. Komentet e zonjës von der Leyen në Davos të Zvicrës pasuan vendimin e Uashingtonit për t’u tërhequr nga Marrëveshja për Klimën.

Një ditë pasi Presidenti amerikan Donald Trump përmes një urdhri ekzekutiv tërhoqi Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen tha se “Evropa do të vazhdojë të jetë pjesë e marrëveshjes dhe do të vazhdojë të punojë me të gjitha vendet që duan të mbrojnë natyrën dhe të frenojnë ngrohjen globale”.

“Marrëveshja e Parisit vazhdon të jetë shpresa më e mirë për mbarë njerëzimin”, tha ajo në Forumin Ekonomik Botëror të Davosit.

Të hënën vonë, Presidenti Trump njoftoi se do t’i tërhiqte sërish Shtetet e Bashkuara, një nga vendet me nivelin më të lartë të çlirimit të karbonit, nga Marrëveshja e Parisit për Ndryshimet Klimatike, duke i dhënë një goditje të madhe përpjekjeve në mbarë botën për të luftuar ngrohjen globale.

Zonja Von der Leyen këmbënguli gjithashtu në rritjen e bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara në vend të rritjes së konkurrencës me Uashingtonin.

“Ne duam më shumë bashkëpunim me të gjithë ata që janë të hapur për këtë. Tregtia mes nesh kap shumën e 1.5 trilionë eurove, duke përfaqësuar 30 për qind të tregtisë globale. Kemi të bëjmë me një çështje shumë të rëndësishme për të dyja palët. Pra, përparësia jonë e parë do të jetë angazhimi i hershëm, diskutimi i interesave të përbashkëta dhe gatishmëria për të negociuar. Ne do të jemi pragmatikë, por do të respektojmë gjithmonë parimet tona. Ne do të mbrojmë interesat dhe vlerat tona, sepse kjo është rruga evropiane”, tha zonja von der Leyen.

Ndërsa konkurrenca për qasje në lëndët e para dhe teknologjitë e reja po rritet në mbarë botën, zonja von der Leyen bëri thirrje për një kufizim të përdorimit të tarifave dhe sanksioneve në mënyrë që të shmanget “një garë me pasoja globale”. Ajo shtoi se “nuk është në interesin e askujt të shkëpusë lidhjet në ekonominë globale.”

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sabotohen fluturimet çarter me votues shqiptarë nga diaspora?

Shkup, 30 tetor – Gazeta KOHA ka mësuar se Drejtoria e Aviacionit Civil (DAC) po vonon në mënyrë të qëllimshme dhënien e lejeve për...

VLEN përmes bojkotit do t’i ndihmojë VMRO-së në Kërçovë

VLEN përmes bojkotit do t'i ndihmojë VMRO-së në Kërçovë Dy net më patë struktura udhëheqëse të VLEN kanë qëndruar në Kërçovë ku kanë urdhëruar aktivistët...

“Struga mora da se zeme” Mickoski i prerë me strukturat e vmro-së në Strugë: jemi afer qellimit

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka zhvilluar një vizitë intensive në Strugë në mbështetje të kandidatit të partisë për kryetar komune, Mendi...

Blerim Latifi ia jep meritat Izraelit për njohjen e Kosovës nga Siria: “Krejt tregimet e tjera, dokrra hini”

Profesori universitar i filozofisë dhe analisti politik, Blerim Latifi, vlerëson se njohja e Kosovës nga Siria është rezultat i veprimeve të Izraelit në Lindjen...

Maqedonia, kundër 165 vendeve në OKB, votoi kundër dënimit të embargos ekonomike të SHBA-së kundër Kubës

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së votoi me shumicë dërrmuese për të dënuar embargon ekonomike 33-vjeçare të SHBA-së ndaj Kubës. 165 vende votuan pro, me...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu