Trump nënshkruan një numër rekord prej 80 dekretesh dhe urdhra ekzekutivë që në ditën e parë të mandatit

Presidenti i ri i SHBA-së, Donald Trump, ka nënshkruar një numër rekord dekretesh dhe urdhërash ekzekutivë, duke arritur rreth 80 akte që në ditën e parë të administratës së tij. Disa nga këto masa mund të kenë ndikim edhe për shqiptarët që jetojnë në SHBA.

Ndër vendimet e tij më të rëndësishme është kufizimi i marrjes automatike të shtetësisë amerikane për fëmijët e lindur në SHBA, si dhe nënshkrimi i dekreteve për daljen nga Marrëveshja e Parisit për Ruajtjen e Klimës dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë. Po ashtu, Trump ka amnistuar rreth 1500 sulmues të Kapitolit të vitit 2021 dhe ka kërkuar përfundimin e shumë programeve për promovimin e diversitetit, duke shpallur se do të njihen vetëm dy gjini, mashkull dhe femër.

Gjithashtu, nga 1 shkurti mund të implementohen tarifa doganore për mallrat nga Kanadaja dhe Panamaja. Trump bëri betimin më 20 janar dhe do të qëndrojë në pushtet për katër vitet e ardhshme.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kovaçev kërkon publikimin e emrave të personave me shtetësi bullgare: Në Maqedoni ka mbi 180.000 qytetarë me pasaporta bullgare

Eurodeputeti bullgar nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Andrej Kovaçev, kërkoi miratimin urgjent të ndryshimeve në Ligjin për shtetësinë bullgare gjatë një takimi me gazetarë...

Sulimani pyet Sejdiun – A djersiteni kur shihni se si Ministrja i ndërhyn Kasamit për të folur edhe maqedonisht?!

Në emisionin e TV21, Sulimani ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes së ministres së Arsimit, e cila gjatë një konference për media e ndërpreu disa...

Kurti: Ose “Kurti 2.5” deri në dhjetor, ose “Konjufca 1” deri në prill

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar të hënën në konferencë se deputetët kosovarë kanë dy opsione: ose të votojnë për të mandatuarin...

Prokurori Shpëtim Peci urdhëron rinumërim në Mitrovicë, komisionerët e PDK-së dhe LDK-së refuzojnë pa u hetuar manipulimet

rokurori Shpëtim Peci ka urdhëruar rifillimin e numërimit të votave në Mitrovicë, pas dyshimeve për parregullsi në procesin zgjedhor. Megjithatë, komisionerët e PDK-së dhe LDK-së...

Shaholli: Vredistët i kthejnë borxhin Albinit!

Vredistët i kthejnë borxhin Albinit! Sot vredistët i kanë kthyer borxhin Albin Kurtit, për gjoja "fitoren" e djeshme, ku LVV mori 7 komuna nga 27...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu