Rubio zyrtarisht sekretar i Shtetit në SHBA

Senati amerikan unanimisht e ka konfirmuar republikanin Marco Rubio, sekretar të Shtetit.

Senati e mbështeti Rubion me votë 99:0.

Rubio u bë i pari zyrtar i nominuar i Trumpit që mori konfirmimin e Senatit, vetëm pak orë pas betimit të presidentit.

Në ditët në vijim priten votimet për të nominuarit tjerë të Trumpit.

53-vjeçari Rubio është kritik i zëshëm i Kinës dhe avokues në mbështetje të Izraelit. Djali i imigrantëve nga Kuba, ka shtyrë masa të ashpra kundër ishullit komunist dhe aleatëve të tij, sidomos ndaj qeverisjes së presidentit Nicolas Maduro në Venezuelë.

Gjatë seancës konfirmuese, Rubio premtoi se SHBA-ja do të ndryshojë fokusin dhe se do të jetë më e vendosur në interesat amerikane e më pak e varur nga Kina. Ai po ashtu ka thënë se është politikë e SHBA-së që lufta në Ukrainë duhet të marrë fund. Ka thënë se arritja e marrëveshjes kërkon kompromise nga Moska dhe Kievi dhe ka sugjeruar që Ukraina duhet të heqë dorë nga qëllimi që të rikthejë të gjitha territoret që Rusia i ka marrë në dekadën e fundit.

Rubio është personi i parë që shërben në pozitën e top-diplomatit, e që është me rrënjë latine.

Sekretari i Shtetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është një nga postet më të larta dhe më të rëndësishme në qeveri. Roli i tij përfshin kryesisht përgjegjësi në fushën e politikës së jashtme dhe marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai udhëheq politikën e jashtme, përfaqëson SHBA-në në botë dhe menaxhon Departamentin e Shtetit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut refuzojnë të mbështesin rezolutën për Palestinën

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin mes 12 vendeve që abstenuan në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila miratoi...

Skandal politik në Tetovë: Adnan Azizi i kërkon falje Mickoskit – “Nuk e përsëris më”!

TetovaSot sipas burimeve të saja zbulon se deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, është detyruar t’i kërkojë falje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski,...

LAJMI I FUNDIT: Deklaratë e sapolëshuar nga Ambasada Amerikane: Amerika e prishë alancën me Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën, për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e qeverisë...

“Serbia më afër familjeve shqiptare me aminin e Bujare Abazit”

Komisioni i letrave me vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e 65-të të kryesuar nga kryetarja e KKV-së, znj. Bujare Abazi,...

Netanyahu konfirmon se “nuk do të ketë” shtet palestinez

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se nuk do të ketë shtet palestinez, gjatë një ceremonie të rëndësishme nënshkrimi për projektin e kolonizimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu