Arrestohet për sulm seksual ndaj një të mituri njëri prej themeluesve të Lëvizjes së Deçanit

Njëri prej themeluesve të Lëvizjes për Braktisjen Vullnetare të Fesë Islame është përfshirë në një skandal seksual.
Ragip Përgjegjaj, 56-vjeç, është arrestuar nga Policia e Kosovës të premten pasdite nën dyshimin për sulm seksual ndaj një të mituri, ka mësuar Paparaci nga burime brenda organeve të rendit.

Përgjegjaj, ishte një nga pjesëmarrësit e mbledhjes së parë themeluese të Lëvizjes për Braktisjen Vullnetare të Fesë Islame, të njohur ndryshe si Lëvizja e Deçanit, më 20 tetor të vitit 2023.

Policia tha të shtunën se rasti për të cilin është arrestuar Përgjegjaj, ka ndodhur në Deçan.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që kishte sulmuar seksualisht viktimën mashkull kosovar (i mitur)”, tha policia në raportin 24-orësh të publikuar të shtunën.

I dyshuar për veprën penale “sulm seksual”, Përgjegjaj është ndaluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit të premten.

Pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pejë, i dyshuari është dërguar në paraburgim për 30 ditë, tha sot zëdhënësi i Prokurorisë, Sahkodran Nikçi.

Nikçi nuk përmendi iniciale, as emër, të të arrestuarit. Tha se në fazën aktuale të hetimeve dhe për shkak të “ndjeshmërisë së rastit” nuk mund të japë informacione për ngjarjen.

“Gjatë ditës se djeshme, është mbajtur seanca dëgjimore, ku prokurori i shtetit ka dhënë arsyet pse duhet aprovuar nga gjykata kërkesa për paraburgim të pandehurit”, tha zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë. “Njëkohësisht ju njoftojmë që gjykata përkatëse ka aprovuar kërkesën e prokurori të shtetit, duke ja caktuar 30 ditë paraburgim të pandehurit”.

Dalja në publik e Lëvizjes së Deçanit në tetorin e 2023-s ngjalli sërë reagimesh për motivet e saj. Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkrim Ramosaj, u distancua nga organizimi dhe thirrjet e kësaj lëvizje.

Lidhja e Historianëve “Ali Hadri”, me bazë në Deçan, po ashtu dënoi formimin e Lëvizjes së Deçanit dhe tha se një iniciativë e tillë përbën thirrje për nxitje të urrejtjes dhe mosdurimit. /Paparaci.com

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Christopher Hill dëshmon sot në Hagë për rastin e Thaçit dhe të tjerëve

Ish-emisari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Christopher Hill, do të dëshmojë të hënën në Gjykatën Speciale të Hagës. Siç ka mësuar...

Myftiu i Korçës kundër ligjit për barazinë gjinore: Imponim nga BE-ja, jo nevojë e shoqërisë

Myftiu i Korçës, Ledian Cikalleshi, ka shprehur shqetësimin e komuniteteve fetare lidhur me projektligjin e fundit ku u votuan termat “barazi gjinore” dhe “diskriminim”. Sipas...

Anketë shqetësuese: 46.5% e të rinjve në Maqedoninë e Veriut nuk besojnë më në anëtarësimin në BE!

Shumica e të rinjve në Maqedoni e shohin pozitivisht Bashkimin Evropian, por gati gjysma nuk besojnë se vendi ndonjëherë do të bëhet anëtar të...

“Poshtë Izet Mexhiti, poshtë Izet Mexhiti ”/ Sokol Haliti: Nuk e jep verdiktin VLEN-i nga Maqedonia në Viti (VIDEO)

Me thirrjet nga sheshi i Vitisë, “Poshtë Izet Mexhiti, poshtë Izet Mexhiti” kandidati i LDK-së Sokol Haliti që ka fituar në Viti për zgjedhjet...

Pendarovski: Maqedonia po ngec në rrugën drejt BE-së për shkak të mungesës së vullnetit politik

Instituti për Gjeopolitikë, Ekonomi dhe Siguri (IGES) në Sarajevë priti ish-presidentin e Maqedonisë, Stevo Pendarovski, i cili mbajti një ligjëratë dhe mori pjesë si...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu