Berisha: Do të loboj për heqjen e “non grata”. Fitorja e Trump, një mrekulli

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, rikonfirmon se me administratën e re të SHBA-së do të lobojë për rishikimin e shpalljes non-grata nga ish-administrata amerikane, që e ka quajtur produkt të një lobimi korruptiv të qeverisë shqiptare me mbështetjen e Xhorxh Sorosit.

“Natyrisht unë gjer sot nuk kam pasur një vendim që nuk bëj lobim. Nuk kërkoj të ma heqin vendimin, se i kam hedhur në gjyq. Tani pa diskutim do të kërkoj, sipas rregullave që kanë, të shqyrtojnë vendimin që ka në bazë lobimin politik të Edi Ramës dhe Xhorxh Sorosit,” u shpreh kryedemokrati.

Në ditën e marrjes së detyrës nga presidenti Donald Trump, Berisha e vlerësoi rikthimin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

“Në Uashington ndërrohet pushteti. Personalisht fitoren e presidentit Donald Trump, pa asnjë lidhje dhe për asnjë interes timin, e kam konsideruar një mrekulli për njerëzimin,” tha z. Berisha.

Edhe në këtë komunikim me mediet, kryetari i PD-së akuzoi ish-ambasadoren amerikane, Yuri Kim, si pjesë të lobimit korruptiv për shpalljen e tij non grata, duke tejkaluar kompetencat e një përfaqësueseje të trupit diplomatik.

Gazetare: Anisa Kadesha

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Krenar Lloga përkujton Nuri Mazarin: 20 vite pa simbolin e qëndresës dhe përkushtimit kombëtar

Ish-ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga, ka përkujtuar me respekt të thellë heroin Nuri Mazari në 20-vjetorin e ndarjes së tij nga jeta. Përmes një...

Dua Lipa braktis besimin islam? Këngëtarja shihet me varëse kryqi në qafë

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka ndezur debat në rrjetet sociale pas publikimit të disa fotografive ku shihet duke mbajtur një varëse me...

Ushtria ukrainase shkatërron me 60 dronë “stallën e tankeve” të rusëve (VIDEO)

Forcat e armatosura ukrainase arritën të shkatërrojnë një “stallë tankesh” të ndërtuar nga rusët, e cila ishte një objekt strategjik shumë i rëndësishëm dhe...

BDI: Shqiptarët po përjashtohen sistematikisht nga institucionet, edhe aty ku udhëheqin kuadro të VLEN-it

Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media thotë e dy partitë maqedonase, të ndërmjetësuar nga oligarkia, kanë plan për të vendosur shqiptarët...

Nuk guxojmë të lejojmë që Marshimi për Srebrenicën të zhduket, nuk guxojmë të harrojmë gjenocidin!

Në një 11 korrik ndryshe nga vitet e tjera, ku Marshimi përkujtimor për viktimat e gjenocidit në Srebrenicë nuk u organizua në Maqedoni, ka...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu