Nga Gjermania askush prej krerëve të shtetit në ceremonitë e Trumpit

Trumpi ka ftuar shumë liderë botërorë në ceremonitë e rikthimit të tij në postin e Presidentit por nga Gjermania nuk do të jetë askush prej krerëve të shtetit. Presidenti Steinmeier, kryetarja e Parlamentit Bas, kancelari Scholz, lideri opozitar Merz (që sipas sondazheve ka shansa më së shumti të bëhet kancelar), ministrja e Jashtme Baerbock… asnjë prej tyre nuk do të jetë në Uashington. E shumë politikanë gjermanë kanë shpresuar se Trump më nuk do të kthehet në këtë post. Disa prej tyre e kanë quajtur ate madje me emra jo edhe aq të këndshëm.
Presidenti Steinmeier ka delaruar dikur për Trumpin se është „predikue i urrejtjes“, ndërsa ministri i Shëndetësisë Lauterbach ka shkuar madje shumë lart me pohimet se Trump është „…psikopat“.
Por Friedrich Merz ka kumtuar sot se ai shpreson se do të ketë raporte të mira me Trumpin (Merz shpreson se do të jetë kancelari i ardhshëm), që për Gjermaninë si vend që varet shumë nga eksporti është shumë me rëndësi. Trump ka paralajmëruar rritjen e doganave për disa importe me 10 deri 20 për qind, që do të ishte një goditje e fortë për prodhuesit gjermanë por edhe evropianë. Ekonomia gjermane heziton nga ardhja e Trumpit, sepse 80% e tyre kanë frikë. E interesante është që edhe shumica e gjermanëve hezitojnë nga kthimi i Trumpit (në sondazhet e televizionit NTV 57 % e konsiderojnë si lajm të keq…)
/Bahri Cani/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kur ne i thamë Izetit se secili duhet të kandidojë aty ku ka nevojë. Për ne, shumë mirë është posti që ti e ke...

Tetova me “fytyra të reja”… të vjetra: Koalicioni rikthen në skenë politikanë të harxhuar

Koalicioni VLEN në Tetovë është në prag të dorëzimit të listës zgjedhore, një listë që pritet të përcaktojë ekuilibrat e ardhshëm politikë në qytetin...

Trump jep dritën jeshile, dhëndri i tij po zhvillon një plan për Gazën e pas luftës

Ministri i Jashtëm izraelit Ron Dermer (kryenegociatori dhe këshilltari kryesor i Netanyahut) u takua sot në Miami me të dërguarin e Shtëpisë së Bardhë...

Vetëvendosje kopjon llogon dhe moton e AKI “Bashkë” 🤝

Lëvizja Vetëvendosje ka kopjuar slloganin dhe llogon e Aleancës Kombëtarw për Integrim për fushatën e zgjedhjeve lokale. Me duar të shtrënguara dhe me slloganin...

U zhduk një vit më parë, gruaja gjendet ne Beograd me një burrë

Një grua nga Ferizaj, e raportuar si e zhdukur më 18 qershor 2024, është gjetur pas më shumë se një viti. Fillimisht, bashkëshorti i saj...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu