Izraeli liron 90 të burgosur palestinezë, mes tyre 69 gra dhe tetë të mitur

Izraeli liroi 90 të burgosur palestinezë në orët e para të së hënës nga burgu ushtarak Ofer në Bregun Perëndimor të pushtuar, si pjesë e një marrëveshjeje për shkëmbimin e të burgosurve me Hamasin.

Palestinezët u mblodhën në qytezën Beitunia, pranë Ramallahut, në Bregun Perëndimor të pushtuar, për t’i mirëpritur ata.

Ushtarët izraelitë ndërhynë duke gjuajtur gaz lotsjellës për shpërndarje të turmës, e cila kishte ndezur zjarr për t’u ngrohur për shkak të të ftohtit.

Me afrimin e orës 1 të mëngjesit, një numër i madh xhipash dhe buldozerësh ushtarakë izraelitë bastisën qytezën Beitunia.

Pasi hodhën gaz lotsjellës dhe shok-bomba, xhipat ushtaraklë izraelite filluan t’i largonin palestinezët nga zona.

Menjëherë pas bastisjes në Beitunia, një autobus që transportonte të burgosur palestinezë nën mbrojtjen e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq u nis nga burgu ushtarak Ofer.

Ai vazhdoi nga Beitunia drejt sheshit Manara në Ramallah, ku do të dorëzoheshin të burgosurit palestinezë.

– E ndaluara e zhdukur shkakton vonesë

Zyra për Media e të Burgosurve Palestinezë lëshoi ​​një deklaratë ku tregonte se gjatë inspektimit të emrave të të burgosurve të liruar, u zbulua se një e burgosur femër ishte zhdukur.

Si rezultat, ekipet teknike komunikuan me ndërmjetësit dhe Kryqin e Kuq për të ushtruar presion mbi forcat izraelite për t’iu përmbajtur listës së rënë dakord të të burgosurve.

Menjëherë pas kësaj, të arrestuarit e liruar kanë mundur të vazhdojnë udhëtimin e tyre.

Kanali 12 i Izraelit raportoi më vonë se çështja ishte zgjidhur dhe se të arrestuarit ishin larguar.

Në mesin e 90 të burgosurve palestinezë të liruar janë 69 gra dhe tetë të mitur meshkuj, të dënuar për vepra relativisht të lehta.

Mediat izraelite raportuan se 78 nga palestinezët e liruar nga Burgu Ushtarak Ofer ishin nga Bregu Perëndimor i pushtuar, ndërsa 12 ishin nga Kudsi Lindor i pushtuar.

Palestinezët u mblodhën në Beitunia dhe nga një kodër me pamje nga burgu ushtarak Ofer, ata prisnin që kolona që mbante të burgosurit palestinezë të liruar të fillonte lëvizjen.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, kishte paralajmëruar palestinezët që të mos marrin pjesë në asnjë marshim apo festim gjatë ose pas procesit të lirimit të të burgosurve, duke kërcënuar ndërhyrje nëse kjo do të ndodhte.

Sipas marrëveshjes midis Izraelit dhe grupit palestinez Hamas, 90 të burgosur palestinezë u liruan në këmbim të tre grave izraelite të burgosura që ishin liruar një ditë më parë.

Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izz ad-Din al-Qassam, dorëzoi tre gratë e burgosura izraelite tek ekipi i Kryqit të Kuq në mbrëmje, duke shënuar fazën e parë të marrëveshjes së armëpushimit dhe shkëmbimit të të burgosurve.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

SKANDALOZE: Kuadri i VLEN-it nënshkruan marrëveshje me “Republikën Srpska”

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditët e fundit në Shkup. Nehat Mustafa, kuadër shqiptar i koalicionit qeveritar VLEN, në cilësinë e drejtorit të...

Kur Meidani nga Tirana apelonte për mençuri dhe largpamësi në Rambuje

Albanian Post ka arritur të sigurojë letrën që Meidani u pati dërguar delegatëve shqiptarë të Kosovës në Rambuje, me detajet tepër largpamëse për kohën Në...

Pakënaqësi në LD për listën e VLEN në Shkup: “Bastioni ynë, por të tjerët përfitojnë”

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto e listës së kandidatëve të koalicionit VLEN për Qytetin e Shkupit, e cila ka ndezur debate dhe...

Bujar Bajrami shpërthen pas deklaratës së Kasamit: Nacionalizmi nuk është turp, është vlerë hyjnore!

Shkup - Deklarata e kryetarit të Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, para liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka ndezur debat në opinion. Kasami tha se...

Bekim Sali: Çairi po ndryshon!

Deputeti Bekim Sali, ka njoftuar se së bashku me kandidatin e VLEN-it për komunën e Çairit, Izet Mexhiti, kanë filluar njërin nga projektet më...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu