Familjari i Viktimave të Spitalit Modular të Tetovës: Gjykata po zvarrit rastin, Prokuroria e heshtur, ja kush ka përgjegjësi

Emshi Ibin, familjari i dy viktimave të tragjedisë së spitalit modular të Tetovës, ka reaguar publikisht ndaj zvarritjeve të vazhdueshme nga Gjykata e Tetovës dhe ndaj mosinteresimit të Prokurorisë Publike për këtë rast, përcjell INA.

Në reagimin e tij përmes rrjeteve sociale, Ibin shprehet se këto vonesa janë metoda të njohura të sistemit gjyqësor në Maqedoni, të cilat vjetrojnë qëllimisht lëndët dhe i lënë fajtorët të pandëshkuar. Ai gjithashtu akuzon ish-koalicionin qeveritar BDI-LSDM për përgjegjësi të drejtpërdrejtë në ndërtimin e spitaleve modulare pa standarde evropiane, gjë që rezultoi në tragjedinë e rëndë.

“Zvarritjet dhe mungesa e drejtësisë vetëm sa nxisin më tej krimin dhe korrupsionin në vend. Këto metoda jo vetëm që pengojnë drejtësinë, por edhe e inkurajojnë fajtorin të vazhdojë i pandëshkuar,” tha ai.

Emshi Ibin i bën thirrje qeverisë aktuale dhe Ministrisë së Drejtësisë që të ndërhyjnë dhe të sjellin drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre. Ai paralajmëron se në rast të mosveprimit, qytetarët do të jenë të detyruar të organizojnë protesta dhe të shprehin mosbindje qytetare.

“Përgjegjësia për drejtësinë është e qeverisë aktuale. Nëse edhe ky rast kalon si të tjerët, atëherë do të detyrohemi të reagojmë me protesta,” theksoi Ibin, duke shprehur shpresën që apeli i tij të mos hasë në vesh të shurdhër.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

‘Hallakamë’ e madhe në Mitrovicë: Çka ndodhi dhe pse u ndalua numërimi i votave?

Hallakamë e madhe ka qenë mbrëmë në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë. Nacionale kishte mësuar procesi i numërimit të votave në Qendrën e Numërimit në...

‘Hallakamë’ e madhe në Mitrovicë: Çka ndodhi dhe pse u ndalua numërimi i votave?

Hallakamë e madhe ka qenë mbrëmë në Qendrën e Numërimit në Mitrovicë. Nacionale kishte mësuar procesi i numërimit të votave në Qendrën e Numërimit në...

Kovaçev kërkon publikimin e emrave të personave me shtetësi bullgare: Në Maqedoni ka mbi 180.000 qytetarë me pasaporta bullgare

Eurodeputeti bullgar nga Partia Popullore Evropiane (PPE), Andrej Kovaçev, kërkoi miratimin urgjent të ndryshimeve në Ligjin për shtetësinë bullgare gjatë një takimi me gazetarë...

Sulimani pyet Sejdiun – A djersiteni kur shihni se si Ministrja i ndërhyn Kasamit për të folur edhe maqedonisht?!

Në emisionin e TV21, Sulimani ka reaguar ashpër ndaj ndërhyrjes së ministres së Arsimit, e cila gjatë një konference për media e ndërpreu disa...

Kurti: Ose “Kurti 2.5” deri në dhjetor, ose “Konjufca 1” deri në prill

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar të hënën në konferencë se deputetët kosovarë kanë dy opsione: ose të votojnë për të mandatuarin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu