Peci e fyen ish-kryeministrin Mustafa: Përfundoi i lagur në shtratin e Thaçit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci e ka ofenduar rëndë ish-kryeministrin dhe ish-kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafën, në një kundërpërgjigje ndaj deklarimeve të Mustafës për bashkë-kryetaren e partisë Guxo, Donika Gërvalla.

Për t’i dal në mbrojtje Donika Gërvallës, partneres së tij politike, ministri Faton Peci është përfshirë në replikat e bashkë-kryetares së partisë Guxo me Isa Mustafën.

Pasi të premten Mustafa e quajti Gërvallën “marionetë” të Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryetarit të saj Albin Kurti, Peci reagoi me shprehje mllefi të shtunën.

Në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, ministri i Bujqësisë tha se Mustafa ka përfunduar në shtratin e Hashim Thaçit, ish-presidentit të Kosovës.

“Dikur ishte streha e mashtrimit dhe manipulimit duke i shpallë luftë të pakompromisë oponentëve e duke përfunduar në shtratin e Hashimit, i lagur e marruar që përfundoj karrieren politike si struciii i friksuar”, tha Peci.

midle
Peci tha se Mustafa është shkatërrues i “çdo vlere njerëzore e morale” në politikë.

“Isa Mustafa e paska quajtur Donika Gërvallen fallxhore dhe marionetë të Vetëvendosjes.
Isa ky marionetë e PDK-së dhe Hashimit, ky faqezi po thotë lereni të qetë Rugoven, të cilin nuk e la të qetë ai për së gjalli, duke i ndalur financat e duke tentuar t’i vendosë lakun, kundër njeriut që i doli përballë Serbisë”, shkroi Peci.

“Ky që shkatërroi çdo vlerë njerzore e morale në politikë, moralizon duke e sulmuar çdo përsonalitet me dinjitet e duke mos e kursyer e lënë të qetë Donikën me datën 17 janar. Por, çfarë din Isa për datat dhe figurat kombëtare, kur ai në kalendarin e datave të rëndësishme ka datat e lindjes së Titos dhe Rrahmon Morinës”.

Ministrja e Jashtme, dikur oponentja e Mustafës brenda LDK-së, Donika Gërvalla, tha të enjten në një tubim elektoral në Istog se “Isa Mustafa e kishte luftuar Ibrahim Rugovën”.

Kjo deklaratë ngjalli reagimin e ish-kryeministrit Mustafa, i cili në një deklarim për Express të premten, e quajti Gërvallën një politikane “të pavlerë, e pa parime”.

Për Mustafën, Gërvalla tashmë është vetëm “marionetë” e një partie të majtë ekstreme.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shqiptarët e “Severnës” si vasalë të bindur të pushtetit!

Që prej tri dekadash shqiptarët e "Severnës" janë nënshtruar pushtetit maqedon si vasal të bindur, jo që nga viti i kaluar me rikthimin...

Radoiçiçi, gazetarët dhe grusht-shteti: Çka tha presidentja Osmani?

Presidentja e Kosovës thotë se hetimet e autoriteteve nuk kanë pasur për objekt gazetarët, por strukturat kriminale të Serbisë, që pastaj kanë rezultuar në...

FSK pranoi dronët Puma nga SHBA, flasin njohësit – japin sinjale pozitive

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka pranuar fluturaket pa pilot të tipit AeroVironment RQ-20 Puma,...

Vuçiç i quajti eurodeputetët “fundërrinat më të këqija”, Brukseli gati të marrë vendimin drastik ndaj tij

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka ndezur polemika të forta pas deklaratave fyese ndaj eurodeputetëve të Partisë së Gjelbër Evropiane, të cilët i quajti...

Zeqirija Ibrahimi jep lajmin e mirë: Avokati i njohur Memet Seferi, kandidat për komunën e Vrapçishtit

Njëri nga liderët e koalicionit VLEN, Zeqirija Ibrahimi ka dhënë lajmin e mirë për qytetarët e Komunës së Vrapçishtit. Kësisoj, me propozim të degëve të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu