Binjakët nga Prilepi të cilët ndërruan jetë ditë më parë, kanë ngrirë nga i ftohti

Binjakët e porsalindur që ndërruan jetën dje në rajonin e Prilepit kanë ngrirë deri në vdekje, kështu thuhet në njoftimin e Spitalit të Përgjithshëm me Aktivitet të Zgjeruar “Borka Taleski” të Prilepit.

Sipas tyre, dje në orën 10:45 në Repartin e Pediatrisë është sjellë një foshnje e porsalindur femër, e cila ndodhej në gjendje të rëndë si pasojë e ngrirjes. Pasi është pranuar në spital, janë kryer ndërhyrje intensive mjekësore, foshnja është intubuar dhe është vendosur në batanije të ngrohtë. Por pavarësisht kësaj, gjendja e foshnjës ka vazhduar të përkeqësohet dhe në orën 13:00 është konstatuar vdekja.

Edhe për të porsalindurin mashkull, nga spitali i Prilepit thonë se për të njëjtat arsye – ngrirjE, ka ndërruar jetë në shtëpinë e familjes.

“Më datë 30.12.2024, një nënë e lindur në vitin 2001, në shtatzëninë e katërt (binjake) në institucionin tonë ka lindur në mënyrë spontane. Binjakët ishin të parakohshëm, të lindur në javën e 34-të të shtatzënisë. I porsalinduri i parë, mashkull, peshonte 1 kg e 970-gram në lindje dhe i dyti, femër, peshonte 1 kg e 780 gram. Më datë 10.01.2025, me kërkesë të nënës dhe me nënshkrimin e saj, të sapolindurit kanë dalë nga spitali. Më datë 16.01.2025, në orën 10:45, në pediatri është sjellë në gjendje të rëndë një e porsalindur femër si pasojë e ngricave. Sipas informacioneve të disponueshme, i porsalinduri mashkull kishte vdekur më parë në shtëpi nga i njëjti shkak”, njoftojnë nga Spitali i Përgjithshëm me Aktivitet të Zgjeruara “Borka Taleski” – Prilep

Për rastin e vdekjes së binjakëve edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme konfirmojnë rastin.

“Me datë 16.01.12025, në ora 11:00, nga Spitali i Përgjithshëm i Prilepit është raportuar se në shtëpinë e Z.R.(39) dhe V.R.(23). në afërsi të Prilepit, ka ndërruar jetë një foshnje disa javësh e gjinisë mashkullore ndërsa në gjendje të rëndë është sjellë në spital motra e tij binjake, e cila gjithashtu ka ndërruar jetë rreth orës 13:00”, thonë nga MPB.

Sipas prokurorit publik të çështjes, Stevço Binoski, në një deklaratë për MIA ka thënë se të sapolindurit, femër dhe mashkull, kanë qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Familja në fshatin Slavej ka kërkuar ndihmë urgjente. Ekipi i emergjencës me të mbërritur ka konstatuar vdekjen e një foshnje, ndërsa tjetri në gjendje të rëndë është dërguar në spitalin e Prilepit, ku ka ndërruar jetë. Sipas prokurorit, familja jeton në kushte jashtëzakonisht të këqija dhe ka edhe tre fëmijë të tjerë.

Prokurori ka urdhëruar që të bëhet autopsi për të përcaktuar shkakun e vdekjes së të porsalindurve. Ndërsa gjithashtu janë njoftuar autoritetet, përfshirë edhe qendrën për punë sociale në Prilep. /Alsat.mk

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bombardoi Katarin, Netanyahu: E kryem ne këtë operacion, marrim përgjegjësi të plotë

Kryeministri i Izraelit, Benyamin Netanyahu, reagoi pas sulmit të kryer në Katar. “Veprimi i sotëm ndaj kryetarëve terroristë të Hamasit ishte një operacion totalisht...

Katari dënon “sulmin tinëzar” të Izraelit ndaj zyrtarëve të Hamasit në Doha

Autoritetet e Katarit bënë të ditur se është hapur një hetim në nivelin më të lartë shtetëror për incidentin Katari ka dënuar ashpër atë që...

VLEN -Shkup gati të prezantojë transferin e madh nga Aleanca e Taravarit

Burime të besueshme për in7.tv bëjnë të ditur se ditët në vijim pritet një “transfer” i bujshëm politik drejt koalicionit VLEN. Sipas informacioneve nga...

Mexhiti për delegacionin serb në Manastir: Nuk është tragjike, ishte aktivitet kulturor i serbëve

Zëvendëskryeministri dhe kandidat i VLEN-it për Komunën e Çairit, Izet Mexhiti ngjarjen në Manastir, konkretisht praninën e delegacionit të qeverisë serbe dhe akademinë që...

Bujar Osmani: Respekti dhe barazia mësohen që në çerdhe

Bujar Osmani kandidat i AKI për komunën e Çairit, sot ndau një moment personal me ndjekësit e tij, duke njoftuar regjistrimin e fëmiut të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu