Gazetarja publikoi fotot e Jozit me një burrë, reagojnë familjarët e tij: Jemi të vetëdijshëm…

Gazetarja Dasara Karaiskaj tronditi rrjetin me deklaratën e saj për Joz Markun, banorin e Big Brother VIP Albania. Në një video e cila tashmë është parë nga gjithë publiku, gazetarja deklaroi se Jozi është homoseksual, ndërsa partneri i tij e ka edhe foto profili në rrjetet sociale.

Pak orë me vonë, gazetarja publikoi edhe disa foto në Instagram të Jozit ku shihej krah një mashkulli, për të cilin ajo pretendon se është partneri i tij.

Mirëpo një reagim publik ka ardhur nga familja e Jozit për këto pretendime të gazetares Karaiskaj:
“Gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa foto të Jozit dhe si familjarë të tij, ndjejmë përgjegjësinë të reagojmë. Një pseudo-gazetare e dëshpëruar për vëmendje ka vendosur të përdor rrjetet e saj për të hedhur baltë jashtë çdo etike gazetereske, çdo morali dhe parimi njerëzor.

Ne jemi të vetëdijshëm për të gjitha lajmet/komentet/ ofendimet që vijnë bashkë me një show kaq të madh në të cilin Jozi ka vendosur të jetë. Nuk kemi dashur të merremi me asnjë person që na ka sulmuar ditëve të fundit sepse loja që bëhet brenda në shtëpi nuk mund të bëhet edhe jashtë. Por kjo ndryshon kur në kurriz të Jozit, duhet të përfshihen pa të drejtë edhe persona që nuk kanë zgjedhur të jenë publik. Shpërndarja e fotove të dikujt pa miratimin e tij është shkelje e të drejtave ashtu siç është edhe shpifja. Gazetarja e di mirë këtë.

Jozi me djalin në foto janë miq, të njohur në rrethana emigrimi por këto janë informacione që nuk i përkasin medias për sa kohë që Jozi vetë nuk i ka treguar brenda në shtëpi apo ti bëj publike në profilin e tij, atë dhe shokë e miq të tjerë që e mbështesin. Është absurde të shpikësh lajme të tilla vetëm prej fotove të dy djemve së bashku të cilët janë shokë prej vitesh. Prandaj bëjmë thirrje të tregoheni më të kujdesshëm me informacionet e pavërteta që përhapni. Ne si familjarë e kuptojmë mirë rëndesën emocionale që ka çdo i afërm i banorëve brenda asaj shtëpie, prandaj kërkojmë ndjesë”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Komisioni i Venedikut bie dakord me ligjin e qeverisë!

(Nga: Medai Shaholli) Ligji për përfaqësim të drejt dhe adekuat javën e kaluar mori opinion pozitiv nga Komisioni i Venedikut, i cili u prezantua nga...

BDI përballë provës historike: 7 emrat e parë të kryesisë që Ali Ahmeti do t’i largojë më 20 dhjetor?

20 dhjetori pritet të jetë një datë vendimtare për BDI-në. Ose drita jeshile për ringritje dhe reformim të thellë, ose drita e kuqe që...

“Çmimi i vezëve u rrit për shkak të shtrenjtimit të misrit dhe sojës”, Durmishi: Është perceptim se çmimet janë shtrenjtuar

Nuk pritet të ketë rritje drastike të ­çmimeve të produkteve ushqimore për festat e fundvitit. Kështu u shpreh Ministri i Ekonomisë Besar Durmishi, në...

Çmimet e ushqimeve në Europë, cilat vende janë më të shtrenjtat?

Ndërsa çmimet e ushqimeve janë më të ulëta në disa vende sesa në BE në përgjithësi, familjet në ato vende shpesh shpenzojnë një pjesë...

Bojkot paralajmërues në Librat Amë në Tetovë! Qytetarët mbeten pa shërbime, por i mirëkuptojnë

Këta qytetarët të Tetovës erdhën sot në Drejtorinë e Librave Amë, por u kthyen pa kryer punë! Të punësuarit në këtë institucion sot nisën bojkotin,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu