Bideni paralajmëron se në ShBA po formohet oligarkia që e rrezikon demokracinë

Presidenti në largim i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, të mërkurën përmbylli gjysmë shekulli karrierë politike me një fjalim të fundit në Zyrën Ovale, përderisa shpreson që ta vulosë trashëgiminë e mbetur në hijen e dështimit të demokratëve për ta parandaluar rikthimin e Donald Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

Bideni e hapi fjalimin me një porosi të njohur – duke u kërkuar amerikanëve që të bëhen bashkë, por shpejt paralajmëroi për një grumbullim të rrezikshëm të pasurisë në Shtetet e Bashkuara, raporton agjencia e lajmeve “Reuters”.

“Sistemi ynë i ndarjes së pushteteve, kontrolleve dhe baraspeshave mund të mos jetë i përsosur, por ai e ka mbajtur demokracinë tonë për gati 250 vjet, më gjatë se cilido komb tjetër në histori që ndonjëherë ka provuar një eksperiment të tillë të guximshëm” – tha presidenti amerikan.

Sidoqoftë, ai paralajmëroi për një “kompleks i industrisë së teknologjisë” që po sjell një “ortek keqinformimi e dezinformimi, duke e mundësuar abuzimin e pushtetit”. Sipas tij, shtypi i lirë “është duke u shkërmoqur”.

Fjalimi me parashikime erdhi kur Partia Demokratike e Bidenit ka pak leva në politikën kombëtare dhe Trumpi ka nominuar një grumbull të pjesëtarëve të stafit të cilët janë zotuar për t’i përmbysur aleancat tradicionale amerikane dhe normat qeverisëse.

I detyruar që të largohej nga gara për president në korrik pas një debati katastrofal kundër Trumpit, Bideni është fajësuar nga disa demokratë për humbjen e zgjedhjeve presidenciale, pasi nënpresidentja Kamala Harris humbi në të gjitha shtetet që ishin kyçe për garën.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Oligarku Mendi Qyra blen 💰 gazetarët, portalet, funksionarët – por a mund të blejë 💰 edhe votën e struganëve!?

Vetëm pak ditë para finales së zgjedhjeve lokale, kandidati i VMRO’së, oligarku Mendi Qyra, po e luan kartën e fundit: paranë. Me portofolin hapur...

Zejdi: AKI mbështet kandidatin e VLEN-it në Bërvenicë

Kryetari i Lëvizja Populli, Skender Rexhepi Zejdi në emisonin Debat 21 ka deklaruar se AKI-ja do të mbështesë kandidatin e VLEN-it në Bërvenicë. “Unë them...

Populli po merr fatin në duart e veta për Strugën, Kërçovën, Bërvenicën dhe Dollnenin – larg partive politike.

Në komunat Çashkë, Bërvenicë, Dollnen dhe tani edhe në Kërçovë e Strugë, qytetarët kanë filluar të organizohen vetë, duke mos pasur më besim tek...

Shefki Sadiku: Fluks i madh për biletat- Kërçova po na thërret!

Njëri nga mërgimtarët në Zvicër, Shefki Sadiku, tregon se interesimi për t’u kthyer në Kërçovë është i jashtëzakonshëm. Aeroplanët vetëm sa po shtohen, zemrat rrahin...

Ukrainasit godasin depon e naftës ruse në Luhansk

Forcat e Operacioneve Speciale të Ukrainës kanë pretenduar një goditje të suksesshme në objektet e naftës në rajonin e Luhanskut të pushtuar nga Rusia. Në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu