Marrëveshja për energjinë, Meloni: Do prodhohet në Shqipëri, një pjesë do eksportohet në Itali përmes një linje nënujore!

Kryeministrja e Italisë, Georgia Meloni ishte pjesë e takimit në Abu Dhabi ku u nënshkrua marrëveshje trilaterale Shqipëri-Itali-Emiratet e Bashkuara Arabe për prodhimin e energjisë së gjelbër.

Në fjalën e saj, ajo u shpreh se energjia do të prodhohet në Shqipëri dhe një pjesë do të eksportohet në Itali përmes një linje nënujore.
Sipas Melonit kjo marreveshje eshtë një hap konkret drejt një lidhje globale e aftë për të furnizuar me energji në mënyrë të dykahshme.

“Është një infrastrukturë që synojmë ta bëjmë me efikase dhe më konkurruese. Jam jashtë masë e gëzuar, ashtu sic e shpalli dhe Edi që të nënshkruaj partneritetin strategjik për të nisur një projekt ambicioz mes dy brigjeve të Adriatikut.

Është një angazhim i rëndësishëm për të prodhuar energji të gjelbër në Shqipëri dhe për të ekspertuar një pjesë në Itali përmes një kabulli nënujor.

Jam krenare për këtë nismë sepse tregon në mënyrë të prekshme forma bashkëpunimi.

Është një hap konkret drejt një lidhje globale e aftë për të furnizuar me energji në mënyrë të dykahshme.

E dimë që jetojmë në një epokë komplekse shënuar nga transformime të forta. Kemi një zgjedhje që mund të bëjmë, ose mund të vuajmë nga këto transformimi ose ti interpelojmë si mundësi. Duhet të zgjedhim të dytën dhe ta ndjekim me kurajo pa asnjë frikë”, tha Meloni.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë mbi propozimin e buxhetit të vitit 2026 të dielën, megjithëse si buxheti ashtu edhe një...

Njësia speciale “Ujqit” vazhdon të jetë pa asnjë shqiptar

Edhe gjatë vitit 2025, njësia speciale “Ujqit” vazhdon të mbetet pa asnjë pjesëtar të përkatësisë shqiptare. Ndërkohë, në konkursin për oficerë të rinj për...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Ali Ahmeti: Për pjesëmarrje në Qeveri BDI ka një kusht, dhe ai është Badenteri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot zhvilloi brifing, në të cilin foli për disa çështje, si Badenterin dhe pakënaqësitë pas Kongresit të pestë të...

Theks në përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit evropian, Spiropali takohet me Presidenten, kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Spiropali u takua edhe me Presidenten e vendit Gordana Siljanovska Davkova, Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu