Zuckerberg: Biden na bënte presion që të mos publikojmë lajme rreth efekteve anësore të vaksinave kundër COVID-19

CEO i Meta-s, Mark Zuckerberg deklaroi se kompania që drejton ishte nën presion nga administrata e presidentit aktual amerikan, Joe Biden për të hequr përmbajtjen në lidhje me efektet anësore të vaksinave kundër COVID-19.

Në fillim të bisedës me Joe Roganin, e cila zgjati rreth tre orë, Zuckerberg tha se në përgjithësi ishte “goxha në favor të promovimit të vaksinave” dhe se ato ishin “më shumë pozitive sesa negative”.

“Por, unë mendoj se ndërsa ata po përpiqeshin ta shtynin atë program, ata po përpiqeshin gjithashtu të censuronin këdo që ishte në thelb kundër tij”, tha shefi i Facebookut.

Deklaratat vijnë disa ditë pasi Meta tha se nuk do të mbështetej tek palët e treta për të verifikuar faktet e publikuara në aplikacionet e saj të përdorura gjerësisht dhe në vend të kësaj do të mbështetej në shënimet e komunitetit, duke i lejuar përdoruesit të shtojnë komente për vërtetësinë.

Strategjia e sjell Metën në një linjë më të madhe me X (i njohur më parë si Twitter), pronari i të cilit, Elon Musk, këshillon presidentin e zgjedhur amerikan, Donald Trump dhe ishte një mbështetës i madh i fushatës së tij.

Është gjithashtu i fundit në një seri njoftimesh dhe komentesh që nga fitorja e Trumpit që duket se synojnë të qetësojnë presidentin e ardhshëm. Javën e kaluar, Meta zëvendësoi presidentin e saj për çështjet globale, Nick Clegg, me Joel Kaplan, zëvendëspresidentin aktual të kompanisë për politikën dhe një ish ndihmës të Partisë Republikane.

Ndrydshe, Meta ishte një nga disa kompani të mëdha të teknologjisë që njoftoi se do të dhuronte 1 milion dollarë për inaugurimin e Trumpit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë mbi propozimin e buxhetit të vitit 2026 të dielën, megjithëse si buxheti ashtu edhe një...

Njësia speciale “Ujqit” vazhdon të jetë pa asnjë shqiptar

Edhe gjatë vitit 2025, njësia speciale “Ujqit” vazhdon të mbetet pa asnjë pjesëtar të përkatësisë shqiptare. Ndërkohë, në konkursin për oficerë të rinj për...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Ali Ahmeti: Për pjesëmarrje në Qeveri BDI ka një kusht, dhe ai është Badenteri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot zhvilloi brifing, në të cilin foli për disa çështje, si Badenterin dhe pakënaqësitë pas Kongresit të pestë të...

Theks në përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit evropian, Spiropali takohet me Presidenten, kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Spiropali u takua edhe me Presidenten e vendit Gordana Siljanovska Davkova, Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu