Bujar Bajrami: Të jesh Izet Mexhiti, nuk është kollaj, sepse duhet t’i thuash vetes ‘HAJDUT!’

Është shumë e rëndë që Izet Mexhiti, i cili ka qenë pjesë e BDI-së për dy dekada dhe ka mbajtur pozita të larta, tani e akuzon atë për korrupsion dhe vjedhje.

Postimi i plot i Bujar Bajramit
Të jesh Izet Mexhit, nuk është kollaj, madje shumë e zametshme, gjë që s’mund ta bëjë secili, posaçërisht nëse nuk ka kaluar (me dashje) nëpër ‘peripecitë’ e pisllëqeve që vetëm pushteti i mundëson.
Deri diku e kuptoj Izetin, për qasjen dhe diskurin që mundohet ta krijojë, sepse nuk ka zgjidhje tjetër, është e vetmja rrugë ku ai mund të ecë për të mbijetuar në politikë. Pra, të shajë e të kritikoj sa më shumë ish partinë e tij (BDI-në) për korrupcion, për kriminalitet, për antishqiptarizëm, për mos funksionim të mbrendshëm etj. Në rrugën ku ai mëton, nuk është i vetëm, ka edhe ‘konkurent’ të tjerë me të cilët po bashkë koalicionon. Secili prej tyre, fatin e ekzistencës në politikë e kanë lidhur kryesisht me retorikën anti BDI. Pra, kush do shajë më shumë BDI-në, ai do përfitojë më shumë në elektorat, mendojnë ata.
Nuk është situatë e lehtë, janë në gjendje të rëndë, sepse secili prej tyre, në njërën apo tjetrën formë, është i lidhur me BDI-në. Janë produkt i saj, si Bilalli, njëjtë edhe Afrimi, sidomos Izeti. Të jesh 20 vite pjesë e hierarkisë së BDI-së, i veshur me pushtet jo të vogël dhe të dalësh sot e të kritikosh partinë në emrin e të cilës ke bërë çdo gjë të keqe, është absurd në vete, madje një risi në politikë që nuk ka ndodhur deri më sot. Pra kur Izeti i thotë partisë së tij se ka vjedhur, se i ka vrarë shqiptarët, se ka qenë e zeza e ktij populli, i referohet edhe vetvetes sepse nuk mund të distancohet nga faji (bashkëfajësia) e politikës së mbrapshtë (sipas tij) 22 vjeçare e BDI-së. Me fjalë të tjera Izeti mundohet të na thotë: kam parë se si ka vjedhur BDI-ja, kam vjedhur bashkë me ta, si nënkryetar i saj, kam mbrojtur vjedhjen dhe vjedhësit, por ama sot unë jam ndryshimi, unë jam i miri dhe ata janë të këqinjtë. Unë jam i ndershmi, ata janë hajdutët.
A ka dikush që beson në farsën e Izet Mexhitit? Askush, ose vetëm ata që nga halli i njëjtë si i Izet Mexhitit, detyrohen të flasin e të pajtohen me të.
Izet Mexhiti e ka të pamundur që të shkëputet nga hija e BDI-së që rëndon mbi të. Ai është produkt i saj, i formësuar e i rritur politikisht nga ajo parti, me pushtetin e së cilës ka abuzuar sa ka dashur dhe ku ka dashur. Prandaj Izeti nuk mund të reflektojë në politikë, as nuk mund të shtrijë ndikimin e partisë së tij jashtë ‘aurës’ së lagjes ku është rritur dhe nga ku mer mbështetje edhe për arsye tjera që nuk lidhen fare me politikën. Çdo kritikë e tij drejtuar BDI-së, nuk e ngrit atë, përkundrazi, e ngrit BDI-në, aq më tepër kur kjo e fundit betejën e vetë e ka orientuar drejtë VMRO-së dhe jo drejtë Izetit e VLEN-it. Kur Izeti shan BDI-në, e BDI-ja shan VMRO-në, e VMRO-ja shan BDI-në, i vetmi që nuk përfiton politikisht është Izeti, e ajo që përfiton më së shumti është VMRO-ja pikërisht falë Izetit që ja mundëson (legjitimon) të çojë përpara agjendën e vetë e cila nuk është fare në interesin e qytetarëve shqiptar.
Pyetja që lind është: çka i shërben kjo qasje Izetit kur ai nuk arrinë të ndërtojë politika që do të reflektonin ndryshimin?
I shërben vetëm për të forcuar pozicionin mbrenda koalicionit VLEN. Kjo vërehet si në ndarjen e pushtetit, me çka partia e Izetit i menaxhon dikasteret më të rëndësishme shtetërore, njëjtë edhe në retorikën politike në funksion të karizmit individual. Të gjithë nga VLEN-i flasin, por kur flet Izeti, mbështetja nga antarët e VLEN-it është më e madhe, më e ndryshme duke e nxjerrë Izetin si ai ‘DON-i’ që kontrollon dhe kordinon çdo gjë mbrenda ‘familjes’. Liderët tjerë të partive mbrenda VLEN-it, kanë rënë (pa vetëdije ose nga mungesa e karizmit politik) nën hijen e Izet Mexhitit.
Ajo që ngjallë dilemë është se: kujt i shërben një koalicion, sot në qeveri e nesër në opozitë, i kontrolluar nga Izet Mexhiti? Kjo ngelet për tu parë.
Por deri atëherë, BDI-ja, ASH-ja dhe tërë Fronti Europian, duhet të gjejnë mekanizma, nëse jo për të parandaluar tërësisht, të paktën për të minimizuar sa më shumë dëmin që ju bëhet shqiptarëve nga VMRO-ja dhe nga përpjekja për të mbijetuar politikisht (duke ja bërë yzmetin VMRO-së) e Izetit, Taravarit, Bilallit e Afrimit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Irani paralajmëron: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe. Bota do ta kujtojë për shekuj”, tensionet arrijnë kulmin

Televizioni shtetëror iranian ka lëshuar një paralajmërim të fortë: “Sonte do të ndodhë një surprizë e madhe – një që bota do ta kujtojë...

Stoilkoviç serbizon ministrinë që drejton, “masakron” projektet shqiptare

Portali Top24 gjatë ditës së djeshme kishte raportuar se po gjurmon në një skandal të radhës ku shqiptarët janë fshirë si me gomë në...

Vuçiç kërcënon hapur Kosovën: Serbia do të fitojë në fund

Presidenti Aleksandër Vuçiç ka kërcënuar hapur Kosovën. Gjatë një interviste në RTS, Vuçiç u shpreh se, gjërat po ndryshojnë në botë dhe se Serbia...

Izraeli: Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa

Që kur Izraeli nisi sulmet ajrore ndaj Iranit të premten e kaluar, Irani ka lëshuar më shumë se 400 raketa dhe qindra dronë drejt...

Maqedonia2025 shpall konkurs për bursa për nxënës të shkollave të mesme

Fondacioni MK2025 ka shpallur thirrjen për aplikime për bursa në kuadër të Fondit për mbështetjen e gjimnazistëve të talentuar “Talentët Sot – Liderë Nesër”...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu