Kryetarja e Shkupit, Arsovska ka dorëzuar kallëzim për kryetarin e Komunës së Shuto Orizares Kurto Dudush

Plehrat dhe deponitë e egra në Komunën e Shuto Orizarit i përplasën Kryetarin e Komunës Kurto Dudush dhe Kryetaren e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska. Përplasjet e tyre të ndërsjella për atë se faji i kujt është, por edhe kompetencë e cilit janë plehrat e papastruara, zgjasin me ditë të tëra, transmeton Alsat-M.

Pasi Dudushi i drejtoi gishtin te Arsovska, se Higjiena Komunale duhet të pastrojë mbeturinat, ajo u përgjigj me kallëzime të reja penale, duke e akuzuar atë si përgjegjës për kaosin në komunë. Pas kësaj, Dudushi lëshoi një njoftim, duke thënë se Arsovska po hakmerret ndaj tij.

“Danela, si rezultat i inatit që iu shfaq pas protestës së organizuar, i dha udhëzime të qarta NP Higjiena Komunale – të mos mblidhet asnjë kosh mbeturinash nga Shuto Orizari! Për mospunën e saj, për inatin e saj të transferuar në ndalimin e ofrimit të shërbimeve të ndërmarrjeve të saja, Danela do të mbajë përgjegjësi. Do të përgjigjet me mbi 1000 kallëzime penale që do të lëshohen personalisht nga qyytetarët, që paguajnë faturat rregullisht çdo muaj”, tha Kurto Dudush, Kryetar i Komunës Shuto Orizari.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Dështimi i qeverisë, Haxhiu-partive tjera: S’ka terminale apo tenderë në emër të votës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas dështimit të votimit për formimin e qeverisë së re në Kuvendin e Kosovës. Ajo e ka...

“Një ditë e mirë shqiptare” – Valon Syla shkruan pasi nuk u votua Qeveria Kurti 3

Gazetari dhe analisti politik, Valon Syla ka shkruar pasi sot në Kuvendin e Kosovës nuk ka arritur t’i mbledh 61 vota, Qeveria Kurti 3. Këtë...

Dështimi i Qeverisë “Kurti 3” në fokusin e mediave botërore

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar gjerësisht për dështimin e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për të siguruar mbështetjen parlamentare për formimin e qeverisë...

Gruaja në Tiranë sjell në jetë katërnjakë të shëndetshëm

Një ngjarje e gëzueshme ka ndodhur në Spitalin Universitar Obstetrik–Gjinekologjik “Koço Gliozheni”, ku një nënë solli në jetë katërnjakë nga një shtatzëni krejtësisht natyrale. Lajmi...

Robert Mileski mbështet Mendi Qyrën: Projektet tona do të realizohen me Qyrën

Kandidati i pavarur për kryetar të Komunës së Strugës, Robert Mileski, përmes një statusi publik në rrjetet sociale, ka njoftuar se mbështet kandidatin tjetër...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu