Dikur 700 foshnje në Dibër, sot vetëm 5 lindje!

Edhe gjatë vitit 2024, gratë dibrane dhe ata të komunës rurale Qendër Zhupë vazhduan të lindin në spitalet e Strugës, Ohrit, Tetovës dhe Shkupit. Gjatë vitit që kaloi, numri i lindjeve në Spitalin e Përgjithshëm në Dibër është vetëm 5. Viteve të fundit, nënat dibrane preferojnë të lindin jashtë Dibre, edhe pse spitali i qytetit ka edhe departamentin e gjinekologjisë.

Të dhënat e institucioneve kompetente thonë se gjatë vitit 2024, në Dibër dhe Qendër Zhupë kanë lindur mbi 180 fëmijë. Krahasuar me vitet të kaluara, është një numër më i vogël, por vitin që kaloi shqetësues përsëri mbetet numri shumë i vogël i lindjeve në Spitalin e përgjithshëm në Dibër.

Drejtori aktual i këtij institucioni shëndetësor, Mersim Koleci, ka deklaruar se në spitalin e Dibrës janë realizuar vetëm 5 lindje, edhe pse nënat dibrane kanë lindur 125 fëmijë, por në pjesën më të madhe lindjet janë realizuar në spitalet e qyteteve tjera. Sipas të dhënave të njësisë për vaksinim pranë këtij spitali, në 2024 lindjet janë realizuar në pjesën dërmuese në spitalet e qyteteve të tjera. Janë ndërmarrë të gjithë masat për të kompletuar ekipin në gjinekologji , por gratë dibrane vazhdojnë të lindin jashtë qytetit të tyre, thonë përfaqësuesit të Spitalit. “Në spitalin e Strugës janë evidentuar 28 lindje të grave nga Dibra, në spitalin e Ohrit 51, në spitalin e Shkupit 53 dhe të tjerët në spitale të qyteteve të tjera të vendit”, thotë për gazetën Koha, Sihana Koleci nga njësia për vaksinim.

Ulja e lindjeve është për shkak të emigrimit masiv të popullatës të re si në shtetet të Bashkimit Evropian ashtu edhe në Shtetet të Bashkuara të Amerikës. Kurse sa i takon numrit shumë të vogël të lindjeve në departamentin e gjinekologjisë në Dibër, kjo ndodhë dekadën e fundit, meqë përcaktimet e nënave që lindin janë që lindjet ti realizojnë në spitalet të tjera të vendit. Pjesa më e madhe e grave, gjatë shtatëzënisë kontrollet i kryejnë në spitalin e Dibrës, por edhe të Strugës, Ohrit, Tetovës dhe Shkupit.

Kur jemi tek nataliteti në Dibër dhe në komunat rurale përreth Dibrës, Qendër Zhupa dhe Mavrova e Rostusha, të potencojmë se në tre komunat ka një ulje drastike. Gjinekologu i njohur dibran, tani i pensionuar, dr. Ferit Vojnika për gazetën Koha thotë se viteve të ’70-ta, në spitalin e Dibrës realizoheshin edhe mbi 700 lindje në vit.

“Ishin vite kur numri i lindjeve ishte shumë i madh si në Dibër ashtu edhe në Zhupë dhe Rekë. Pastaj filloi emigrimi masiv i popullatës dhe nga viti në vit ulet numri i lindjeve”, tregon dr. Vojnika.

Të dhënat flasin se edhe lindjet e dibraneve që jetojnë në emigrim dukshëm janë zvogëluar. Në pjesën më të madhe ata lindin nga një apo dy fëmijë, e jo siç ka qenë më parë – 5 deri më 8 fëmijë.

Lindje

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Nënkryetarja e Forumit të Gruas të ASH-së(Taravari) distancohet nga Taravari: Vendimi për braktisjen e Qeverisë, i papranueshëm dhe pa sqarim

Nënkryetarja e Forumit të Gruas dhe anëtare e Kryesisë Qendrore të Aleancës për Shqiptarët krahu i Taravarit, Naime Islami Zeqiri, është distancuar publikisht nga...

Momenti kur influenceria nga Meksika vritet derisa ishte live në TikTok

Një influencuese meksikane u qëllua për vdekje në sallonin e saj të bukurisë ndërsa ishte live në TikTok. Valeria Marquez, 23 vjeçare, po dilte nga...

Lloga: Erdhi koha të shohim kush e kishte amanetin, e kush hallin

Unë dhe ti, një vit më vonë Ka kaluar më shumë se një vit që kur unë me disa shokë u anatemuam, sharë, ofenduar e...

Takimi i Ramës me homologun britanik, Keir Starmer/ Nënshkruhen marrëveshje bashkëpunimi

Kryeministri Edi Rama mikpriti sot Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer, në vizitën e tij të parë në Shqipëri, e cila zhvillohet...

Plas “grushti” në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut Apasiev dhe deputeti i VMRO-së gjakosin koridoret

Plas përleshja në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut – Apasiev dhe deputeti i VMRO-së përfshihen në incident fizik Burime konfidenciale nga Kuvendi i Maqedonisë së...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu