Mijallkov ishte liruar me kusht, por si u lejua të kaloj kufirin dhe të shkoj në Monte Karlo?!

Shfaqja e ish-drejtorit të policisë sekrete Sasho Mijallkov me një Ferrari të shtrenjtë para një hoteli luksoz në Monte Karlo, e cila u bë virale pasi u filmua dhe u postua në Instagram, vazhdon të shkaktojë reagime të shumta, përcjell INA.

Gazetari Zoran Bozhinovski i bëri pyetje ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.

KËRKova NJË SHPJEGIM PËR MIJALKOVIN nga ministri TOSHKOVSKI:

Nuk e njoh ligjin apo është zbatuar vetëm në çështjen kundër meje!?

Në policinë kufitare është dërguar njoftim se i dënuari me ligj SASHO MIJALKOV është në LIRIM ME KUSHT deri më 22.04.2025!?

Si e kaloi kufirin e vendit tonë gjatë lirimit me kusht? Edhe nëse i kthehet pasaporta, si është e mundur kjo ndërkohë që lirimi i tij me kusht është në fuqi, me datë mbarimi më 22 prill 2025.

Për një kohë më është konfiskuar dokumenti i udhëtimit, kështu që sipas procedurës më është dashur të marr dokumentin përkatës nga Gjykata Penale, kështu që kam marrë një shkresë nga MPB-ja që nuk më kanë lejuar ta hap. Atë letër e çova në Policinë e Kumanovës, ku ma hapën dhe më dhanë një dokument udhëtimi!
A e ka kaluar këtë procedurë Sasho Mijalkov dhe SI!?

“Gëzuar festat, me respekt Zoran Burevesnik Bozhinovski gazetar”, ka shkruar gazetari Bozhinovski në Facebook. Deri më tani nuk ka asnjë reagim nga ministri Pançe Toshkovski.(INA)

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Presidenti sirian dhe komandantët amerikanë bashkohen për një ndeshje basketbolli!

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa dhe diplomati i tij më i lartë u panë duke luajtur basketboll me komandantët më të lartë ushtarakë amerikanë. Al-Sharaa dhe...

A do flitet shqip në Këshillin Komunal të Kërçovës?

Të hënën, në Kërçovë pritet zyrtarisht të bëhet pranim-dorëzimi i detyrës nga kryetari i ri i komunës, ndërsa këshilltarët e rinj komunalë do të...

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para

30-vjeçari nga Bosnja që shkoi për të luftuar për Rusinë në Ukrainë: E bëra për aventurë, jo për para Një 30-vjeçar nga Bosnje dhe Hercegovina,...

A paralajmëron Haqim Ramadani hapjen e një partie të re politike nga diaspora?

Ish-kandidati i VLEN-it për Bërvenicën, që më pas garoi si i pavarur, Haqim Ramadani ka paralajmëruar vazhdimin e angazhimit të tij politik, këtë herë...

​Ushtarët turq të KFOR-it vazhdojnë patrullimet në Kosovë

Ushtarët turq nga Batalioni i Forcës Rezervë Operacionale, pjesë e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, vazhdojnë të zhvillojnë aktivitetet e tyre të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu