A paraqet “Gjuha shqipe” problem për Siljanovskën/ Zbulohen nenet që i “pengojnë” Presidentes!

Mos dekretimi i ligjit për mbrojtje të fëmijëve për shkak të gjuhës shqipe nga ana e presidentes është bërë tema kryesore në vend tashmë një javë.

Analsit politik dhe parti politike kanë dalë me qëndrime, disa kundër e disa në mbrojtje të vendimit të presidentes.

Mediat kanë zbuluar edhe nenet të cilat janë të “papranueshme” për presidenten dhe për shkak të së cilës presidentja Siljanovksa nuk e ka nënshkruan ligjin në fjalë.

Ja çfarë thonë disa nga nenet që janë problematike për presidenten.

Neni 9, Paragrafi (4) ndryshohet si vijon: “(4) Licenca e punës është dokument publik dhe lëshohet në dy kopje, njëra prej të cilave është për aplikantin dhe kopja tjetër i mbetet ministrisë. Licenca e punës lëshohet në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe në gjuhën që flasin 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe alfabetin e saj.

Problematike për Siljanovskën është edhe neni 10 që thotë:

Neni 10

Në nenin 177-b paragrafi (2) ndryshohet si vijon:

“(2) Pjesa e parë e provimit nga paragrafi (1) i këtij neni jepet në mënyrë elektronike, në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe në gjuhën që e flasin 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shkrimi i saj, duke iu përgjigjur një numri të caktuar të pyetjeve të testit elektronik në kompjuter.

Pas paragrafit (3), shtohen dy paragrafë të rinj (4) dhe (5), të cilët thonë:

,,(4) Me përjashtim nga paragrafi (2) i këtij neni, në rast se sistemi i vetëm elektronik për dhënien e provimit profesional për marrjen e licencës së punës nuk është në funksion dhe për shkak të urgjencës që të mos vijë deri te pengesa në vazhdimësinë e procesit të licencimit, provimi nga paragrafi (1) i këtij neni bëhet me shkrim, në letër, në gjuhën maqedonase dhe shkrimi i saj cirilik dhe gjuha që flasin 20% e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe shkrimi i saj. Neni (5) Mënyrën e dhënies së provimit nga paragrafët (2) dhe (4) të këtij neni e përcakton ministri.

Ndryshe, presidentja Gordana Siljanovska Dafkova në paraqitjen e sajë të fundit ka kërkuar të shqyrtohen dy nenet e lartë-përmendura. Ajo gjithashtu ka kërkuar që edhe njëherë të mendohet nëse kjo mënyrë e dhënies së provimit dhe marrje e licencës nuk do të lë hapësirë për autorizim diskrecional. Megjithatë, shtoi se nuk ka përdorur veto dhe nuk është kundër asnjë gjuhe dhe komuniteti dhe se fjalën e fundit për këtë e kanë vet deputetët e Kuvendit. /tvklan.mk/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Kurti: Të gjithë u bashkuan kundër nesh – një situatë e paprecedent në historinë politike

LVV-ja, sipas tij, ka pasur një betejë të jashtëzakonshme, meqenëse në të gjitha këto raste “të gjithë të tjerët janë bashkuar kundër LVV-së” Kryeministri në...

Lloga: Arritja e qëllimit final nga oligarkia për t’i bërë shqiptarët të fragmentuar, në çdo fshat nga një prijës

Ish ministri i drejtësisë, Krenar Lloga përmes një positmi në profilin e tij në FB ka shkëputur një pjesë nga “Alea iact est” i...

I mbylli lokalin Albin Kurtit/ Flet pronari: Më thanë që po vjen kryeministri, situata po eskalonte dhe rrezikohej…

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka vizituar sot Mitrovicën e Jugut. Ai fillimisht kishte planifikuar një ndalesë në një kafe në lagjen Tavnik, ku...

“Retë e zeza qytetin e mbuluan…” – Analisti Gashi del me një postim në lidhje me Mitrovicën

Analisti i njohur, Astrit Gashi ka dal me një postim në lidhje me qytetin e Mitrovicës, Gashi ka publikuar strofa të këngës “Mitrovica” të grupit...

Kryeparlamentari Gashi mori Çmimin Global për Diplomaci në Turqi

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, njoftoi sot përmes një postimi në Facebook se në Alanya të Turqisë ka marrë Çmimin Global për Diplomaci nga...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu