Gjykata e Pernikut: Agjencia e Rrugëve të Bullgarisë pjesërisht fajtore për aksidentin në autostradën Struma, ku vdiqën 45 persona

Agjencia e Infrastrukturës Rrugore e Bullgarisë (API) është pjesërisht fajtore për aksidentin tragjik të autobusit të “Besa Trans” në autostradën Struma në vitin 2021, ku humbën jetën 45 shtetas të Maqedonisë së Veriut, vendosi Gjykata e Qarkut në Pernik, transmeton Portalb.mk.

Sipas gjykatës, API është përgjegjëse për 10% të dëmit dhe duhet të urdhërohet t’i paguajë secilit prej paditësve 20,000 leva bullgare si kompensim për dëmin jomaterial. Gjithashtu, pranohen rrethanat se për seksionin e përmendur nuk është sjellë akt 16 për autostradën dhe për rrjedhojë ka statusin e një rruge ekspres, pasi seksioni është hapur për qarkullim në vitin 2007 në fazën e aktit 15, thuhet në vendimin e gjykatës.

Gjithashtu thuhet se drejtuesi i mjetit ka qenë duke e drejtuar autobusin me shpejtësi 106 kilometra në orë, që është shpejtësia maksimale në seksionin prej 120 kilometrash.

“Gjatë projektimit të autostradës nuk janë respektuar karakteristikat gjeometrike. Pjerrësia tërthore e parashikuar e kthesës korrespondon me një shpejtësi prej 90 kilometrash në orë, por asnjë shenjë rrugore B26/90 kilometra nuk është vendosur në vendet e nevojshme të kufizimit të shpejtësisë”, shtoi gjykata.

Në Bullgari për aksidentin është zhvilluar një proces gjyqësor dhe fajin e ka marrë shoferi, i cili gjithashtu ka humbur jetën.

Aksidenti në fjalë, ndodhi më 23 nëntor të vitit të kaluar në orët e para të mëngjesit, kur autobusi “Besa Trans”, i cili po kthehej nga Stambolli me turistë, u përplas në rrethojën e autostradës Struma, në afërsi të fshatit bullgar Bosnek. Në mesin e 45 të vdekurve ishin 12 fëmijë, ndërsa 7 mbijetuan.

Pronari i “Besa Trans” Bekim Haxhiu është dënuar me një vit e tetë muaj burg për shkak se ka falsifikuar dokumentet që më pas i kanë përdorur shoferët kur kanë dalë jashtë vendit me autobusët. Me gjobë prej 800.000 denarë është gjobitur edhe kompania “Besa Trans” si person juridik dhe i është ndaluar marrja e licencës për transport rrugor në afat prej katër vitesh pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Danimarka befason botën: Ushtria urdhërohet të qëllojë këdo që shkel territorin, përfshirë edhe aleatët!

Danimarka ka konfirmuar se një rregull ushtarak i vitit 1952 mbetet ende në fuqi dhe parashikon që trupat daneze të hapin zjarr menjëherë në...

Trump urdhëron komandantët të hartojnë “planin e pushtimit” të Grenlandës

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka urdhëruar komandantët e forcave speciale të hartojnë një plan për pushtimin e Grenlandës, transmeton Anadolu. Një raporti nga gazeta...

Rrëzohet aeroplani pas ngritjes nga pista, gjashtë viktima, mes tyre edhe këngëtari i njohur

Gjashtë persona, përfshirë këngëtarin e njohur Yeison Jiménez kanë humbur jetën sipas autoriteteve kolumbiane të aviacionit civil, kur aeroplani u rrëzua menjëherë pas ngritjes...

Latifi: “Shqipja🇦🇱 u hoq nga Telekomi, Ziba hesht- 150.000 denarë në muaj për zero llogaridhënie”

Kush e hoqi shqipen nga Telekomi? Heshtja që kushton 150 mijë denarë në muaj Para tetë muajsh, aktivistja Anita Latifi ngriti publikisht shqetësimin se nga...

Stafi i Egjiptit lexon Kur’an për ta ndihmuar ekipin në ndeshjen vendimtare ndaj Bregut të Fildishtë

Stafi teknik i Kombëtares së Egjiptit u pa duke lexuar Kur’an dhe duke u lutur gjatë ndeshjes dramatike kundër Bregut të Fildishtë, në kuadër...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu