Elmi Aziri: E mira e Qeverisë së VLEN është se janë bërë shembull për të keq

Deputeti i Frontit Europian Elmi Aziri, është i ftuari i radhës në emisionin “PodGo” me të cilin kemi diskutuar për tema të ndryshme. E pyetëm për Qeverinë e re, VLEN-in, politikën si dhe qytetin prej nga vjen ai, Kumanovën.

Aziri tha se përfaqësuesit e shqiptarëve në Qeveri, VLEN, janë bërë shembull se si nuk duhet në të ardhmen të duket përfaqësimi i shqiptarëve në institucione. Ai theksoi se asnjë pikë e VLEN-it në është pjesë e programit të Qeverisë së re.

“VLEN-i nuk merr notë kaluese. Është mendim i gjithë qytetarëve, shihet pakënaqësia e madhe dhe dëshpërimi i madh i tyre. Shqiptarët e kanë lënë qeverinë me tetë ministra dhe shumë pozita kyçe në shtet. Ndërsa në një tubim në Veles, nga OBRM-PDUKM thanë e i kanë kthyer dy të tretat e pozitave. Për këtë themi se VLEN-i nuk kalon. Në përfaqësimin institucional shqiptarët janë keq. Zëri i shqiptarëve në institucione mungon dukshëm. Gjëra pozitive e VLEN-it do të ishte që të marrim mësim se si në të ardhmen nuk do të duhej të dukej përfaqësimi institucional i shqiptarëve”, tha mes tjerash Aziri.

“Qeveria duhet të ndahet në dy pjesë, ajo e OBRM-PDUKM-së dhe pjesa shqiptare që përfaqësohet nga VLEN-i. Matjet për qeverinë bëhen mbi bazën e realizimit të premtimeve që i kanë bërë. Nëse e shohim programin qeveritare e ke komplet programin e OBRM-PDUKM-së, ndërsa të VLEN-it nuk ke asnjë pikë të programit të tyre. Fatkeqësisht OBRM-PDUKM po i realizon pjesët e saj programore, herë në mënyrë më të sofistikuar, e herë në mënyrë më të drejtpërdrejtë, e që kanë prapavijë etnike. Ata me atë platformë i kanë fituar zgjedhjet. Janë votuar shumë ligje për të theksuar dominancën e maqedonasve dhe për të minimizuar përfaqësimin e shqiptarëve. Ishin dy slogane të OBRM-PDUKM-së në zgjedhje “Maqedonia përsëri e jotja” dhe “Maqedonia sërish krenare”. Shqiptarët asnjëherë nuk kanë pasur pretendime për ta marrë Maqedoninë, por të jetojnë të barabartë. Shqiptarët kanë qenë autokton në këto troje dhe përpjekjet kanë qenë që shqiptarët të jenë pjesë e jetës institucionale, politike, kulturore dhe të të gjitha sferave”, theksoi Aziri.

Sa i përket politikës, ai tha se është veprimtari e rëndë dhe se në rrethana të Maqedonisë së Veriut është edhe më e vështirë.

“Politika është punë e rëndë. Jam marrë me tregti me studime, por politika është veprimtari jashtëzakonisht e rëndë, pasi ka të bëjë me realizimin e qëllimeve të cilat i premtojmë para qytetarëve. Megjithatë, në masë të madhe realizimi i tyre nuk varet nga ne, sidomos në rrethana të Maqedonisë së Veriut, ku ende ka çështje etnike të pazgjidhura, ende diskutohet që dikush t’ua përcaktojë kufijtë e zhvillimeve shqiptarëve. Kjo e vështirëson angazhimin dhe realizimin e objektivave. Nuk është që nuk jemi të lodhur, por me ndihmën e Zotit, familjes dhe miqve do të vazhdojmë të realizojmë obligimet që i kemi marrë”, tha Aziri.

Kurse sa i përket qytetit prej nga vjen ai, Kumanovës, Aziri tha se shqiptarët atje janë shumë të hendikepuar, ndërsa shpreson për unifikim të forcave politike për të rritur zërin e shqiptarëve në Kumanovë.

“Kumanova ka qenë objekt i shumë sulmeve, ka qenë laborator i shumë gjërave që kanë ndodhur në Kosovë. Shqiptarët e Kumanovës janë të hendikepuar shumë me ndarjen territoriale që u bë në vitin 2004 dhe ligjin për vetëqeverisje lokale, Shqiptarët e Kumanovës janë 25-26 përqind dhe janë pakicë dhe kjo u pamundëson realizimin e qëllimeve. Unë kam bërë përpjekje dhe për këtë kam dëshmitar. Një unifikim i bllokut shqiptar në Kumanovë, por edhe qytetet tjera ku rrezikohet përfaqësimi dhe minimizohet roli i shqiptarëve, do të ishte i duhur, jo për të kushtëzuar apo për të fituar partiakisht, por për të trajtuar sipas peshës reale që kanë qytetarët”, tha Aziri.

Në fund e pyetëm edhe për përvoja të tij si shofer, ndërsa tregoi disa raste interesante kur është dënuar nga policia për tejkalim të shpejtësisë./Telegrafi/

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Azizi shpërthen ndaj Taravarit: Servilizëm, hipokrizi dhe devijim nga kauza

Deputeti Adnan Azizi ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të ASH-së, Arben Taravari, duke e akuzuar për servilizëm ndaj kryeministrit Mickoski dhe për hipokrizi politike....

VIDEO -India fillon bombardimin e Pakistanit me raketa – përshkallëzim i hapur drejt luftës

India godet Pakistanin me raketa – përshkallëzim i hapur drejt luftës Data: 6 Maj 2025 Në orët e para të mëngjesit të sotëm, India ka kryer...

India nis operacion ushtarak kundër Pakistanit

India ka konfirmuar të mërkurën se ka nisur operacion ushtarak kundër Pakistranit, duke goditur “infrastrukturën terroriste” në Kashmirin e administratuar nga Pakistani. Ky është një...

Ekskluzive/ Përfundon takimi VLEN-Mickoski, Taravari del nga Qeveria

Ka përfunduar takimi mes krerëve të VLEN dhe kryeministrit Mickoski. Burimet brenda kampit shqiptar për Gjurme.info thonë se në takim palët kanë rënë dakord që...

Kasami: Nuk e paragjykojmë vendimin e Mickoskit për Taravarin, sonte takohemi për t’i sqaruar këto situata

Bilall Kasami nga VLEN tha se nuk e paragjykojnë vendimin e kryeministrit Hristijan Mickoski, që Arben Taravari të vazhdojë të mbetet në qeveri. Kasami...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu