Rritet në 45.936 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Autoritetet në Rripin e Gazës njoftuan se është rritur në 45.936 numri i palestinezëve të vrarë në sulmet e ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, Ministria e Shëndetësisë në Gaza ndau informacionet e fundit lidhur me sulmet që Izraeli po i vazhdon prej 460 ditësh në Rripin e Gazës.

Në “6 masakra” që ushtria izraelite ka kryer në 24 orët e fundit ndaj zonave të ndryshme të Gazës, janë vrarë 51 palestinezë ndërsa 78 të tjerë janë plagosur.

Në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, numri i palestinezëve të vrarë ka arritur në 45.936 ndërsa i të plagosurve në 109.274.

Gjithashtu, nën rrënoja dhe përreth rrugëve ende ka kufoma të të vrarëve, teksa ekipet shëndetësore dhe të Mbrojtjes Civile nuk kanë mundur të mbërrijnë tek trupat për shkak të pengesave nga forcat izraelite.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut refuzojnë të mbështesin rezolutën për Palestinën

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut ishin mes 12 vendeve që abstenuan në votimin e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila miratoi...

Skandal politik në Tetovë: Adnan Azizi i kërkon falje Mickoskit – “Nuk e përsëris më”!

TetovaSot sipas burimeve të saja zbulon se deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, është detyruar t’i kërkojë falje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski,...

LAJMI I FUNDIT: Deklaratë e sapolëshuar nga Ambasada Amerikane: Amerika e prishë alancën me Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën, për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e qeverisë...

“Serbia më afër familjeve shqiptare me aminin e Bujare Abazit”

Komisioni i letrave me vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e 65-të të kryesuar nga kryetarja e KKV-së, znj. Bujare Abazi,...

Netanyahu konfirmon se “nuk do të ketë” shtet palestinez

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se nuk do të ketë shtet palestinez, gjatë një ceremonie të rëndësishme nënshkrimi për projektin e kolonizimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu