Musk fyen publikisht Trudeaun: O vajzë, nuk je më guvernator i Kanadasë! Nuk ka rëndësi çfarë thua

Miliarderi Elon Musk ka hapur një front ‘beteje’ edhe me Kanadanë, pasi iu përgjigj deklaratës së Justin Trudeau, i cili hodhi poshtë kategorikisht axhendën e promovuar nga Donald Trump, për ta bërë vendin e tij shtetin e 51-të të SHBA-ve.

Sipas mediave të huaja, në deklaratën e qartë të Justin Trudeau, se Kanadaja nuk do të bëhet pjesë e SHBA-së, Elon Musk përdori argumenta duke dashur të denigrojë vetë kryeministrin kanadez.

“Vajzë, ti nuk je më guvernator i Kanadasë, kështu që nuk ka rëndësi se çfarë thua,” i është përgjigjur Musk në postimin e tij në ‘X’ Trudeaut, duke dashur ta barazojë atë me një guvernator të një shteti amerikan dhe të minimizojë fjalët e tij, teksa ky i fundit njoftoi dorëheqjen nga kryeministria.

Justin Trudeau theksoi ndër të tjera se “nuk ka as më të voglën mundësi që Kanadaja të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. Punëtorët dhe komunitetet në të dyja vendet tona përfitojnë nga të qenit partneri më i madh tregtar dhe i sigurisë i njëri-tjetrit”.

Përgjigja e Elon Musk vjen pas sfidave të shumta të Donald Trump, i cili menjëherë pasi shpalli dorëheqjen Trudeau, përsëriti komentin se Kanadaja u bë shteti i 51-të, ndërsa më pas publikoi hartat ku kufijtë e dy vendeve janë zhdukur.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Bill Gates: E ardhmja? Vetëm 2 ditë punë në javë, pjesën tjetër pushim

Bill Gates thotë se brenda rreth dhjetë vitesh, inteligjenca artificiale do të marrë përsipër “shumicën e gjërave”, duke e reduktuar javën e punës në...

Zeqiri godet VLEN-in: “Korridori 8 nuk filloi me selfie-t tuaja, por kur ju e shanit!

Historia nuk fillon me ju. Korridori 8 filloi kohë më parë, nga një Qeveri tjetër, me njerëz të tjerë, filloi atëherë kur ju e...

Vrasje në Shkup: burri ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij

Prokurori publik kujdestar nga Prokuroria Publike Themelore e Shkupit sot ka kryer hetim në vendin e ngjarjes në shtëpinë familjare në Shkup, ku sipas...

Evropianët po e braktisin platformën X të Muskut

Sipas një raporti të ri të publikuar në rrjetin social X, në pronësi të Elon Musk, evropianët po e braktisin masivisht këtë platformë. Të dhënat...

Shitjet e Teslës në Suedi bien me 80%

Regjistrimet e automjeteve Tesla në Suedi ranë nga 1,052 në vetëm 203 gjatë muajit prill – një rënie prej 80.7%. Kjo rënie vjen mes një...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu