Universiteti i Tetovës do ta largoj nga puna profesorin Artan Grubi

Universiteti i Tetovës ka filluar procedurën ligjore për shkarkimin e Artan Grubit, i cili është docent në Fakultetin Juridik, Departamenti i Gazetarisë.

Për shkak të mungesës disaditore pa shpjegime ndaj tij janë marrë masa, thotë dekani i Fakultetit Juridik, Safet Emruli.

“Personi i përmendur që nga java e kaluar nuk është paraqitur në vendin e punës, që do të thotë se nuk i ka përmbushur obligimet nga Ligji për Marrëdhëniet e Punës dhe Ligji për Arsimin e Lartë”. Rastin e kemi proceduar konform dispozitave ligjore dhe kemi filluar procedurën për marrjen e masave përkatëse në përputhje me ligjin. Së shpejti do të njoftoheni për vendimin që do të marrim si universitet”, tha Emruli për Alast TV.

Grubi prej vitit 2012 punon në Universitetin e Tetovës. Në korrik ai refuzoi apanazhin dhe iu kthye profesionit të tij të vjetër në Universitetin e Tetovës si profesor i gazetarisë.

Ish-zëvendëskryeministri u largua nga vendi në dhjetor dhe prej asaj kohe rezulton i zhdukur. Ndaj tij dhe ish-drejtorit të Lotarisë Shtetërore, Përparim Bajrami janë lëshuar urdhër për korrupsion dhe shpërdorim detyre.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pse nuk i besoj Karakamishevës – dhe as ligjit të saj për përfaqësim të drejtë

Nga Driton Zenku Profesoresha kontraverse, e njohur për qëndrimet e saj anti-shqiptare dhe lidhjet e ngushta me VMRO-DPMNE-në, është ndër autorët e draftit të ri...

Trump shpall armëpushimin mes Izraelit dhe Iranit, Teherani e konfirmon pas raketimeve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar rreth orës 07:10 sipas kohës së Maqedonisë se armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit ka hyrë zyrtarisht në...

Trump ultimatum Iranit dhe Izraelit: Armëpushimi është në fuqi, mos e shkelni

Tashmë ka hyrë në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit, teksa presidenti i SHBA-së Donald Trump ka dhënë ultimatum. Donald Trump në një postim në...

Princi i Kurorës Pahlavi Reza bën thirrje zyrtarëve iranian të dezertoj dhe të bashkohen me të

Princi i Kurorës Pahlavi Reza njofton se zyrtarët iranianë të sigurisë që duan të dezertojnë dhe t'i bashkohen revolucionit po e kontaktojnë. Sot, ai po...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu