VLEN: Grubi, pasqyrë e arrogancës së BDI-së non grata

Lajmi se non grata Artan Grubi përballet me shkarkim nga Universiteti i Tetovës për mungesa të paarsyeshme është pasqyrë e qartë e kulturës së papërgjegjshmërisë dhe arrogancës që BDI ka kultivuar prej dekadash. Si mund një person që as detyrën akademike nuk e ka përmbushur dot, të përpiqej të shesë moralin politik dhe të flasë për përgjegjësi publike?

Artan Grubi, i njohur për të kaluarën e tij problematike dhe për akuzat që lidhen me arratisjen nga drejtësia, nuk përmbush kriteret morale dhe profesionale për të ligjëruar para studentëve. Universiteti është një institucion që duhet të promovojë integritetin, përgjegjësinë dhe respektin ndaj ligjit. Një person që ka shmangur përballjen me drejtësinë dhe që përfaqëson një model të kundërt me këto vlera nuk mund të jetë një shembull pozitiv për të rinjtë, andaj vendimi i Universitetit për të shkarkuar nga puna non grata Artan Grubin është mëse i duhur. Koalicioni VLEN edhe më parë ka njoftuar opinionin e gjerë se nota mesatare e Grubit nga studimet deridiplomike është 7, me çka një student i këtij kalibri nuk mund të dalë para studentëve.

Kredibiliteti akademik nuk matet vetëm me fjalime, por me përkushtimin ndaj parimeve etike dhe respektimin e normave të shoqërisë, të cilat Grubi duket se i ka minuar gjatë karrierës së tij.

Kjo situatë është një reflektim i qartë i kulturës së papërgjegjësisë që ka kultivuar BDI non grata gjatë viteve. Përfshirja e personave me të kaluar të diskutueshme në pozita publike dhe akademike tregon mungesën e një standardi moral dhe profesional nga kjo parti. Në vend që të promovojë meritokracinë dhe përgjegjësinë, BDI non grata ka lejuar që figura të përfshira në polemika dhe dyshime për integritet të përfaqësojnë politikën dhe institucionet, duke dëmtuar jo vetëm besimin e qytetarëve, por edhe vetë themelet e shoqërisë demokratike.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ziadin Sela reagon ashpër ndaj VLEN-it pas vendimit të Kushtetueses për mërgatën

Të zësh një post qeveritar dhe vendimi i parë të jetë ulja e përqindjes së përfaqësimit të shqiptarëve – nga 30% në 24% –...

Deri sot Limani, nga sot Taravari kandidat për Gostivarin!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari në këto momente po mban një takim me simpatizantët e partisë. Në këtë takim së bashku me...

Erdogan paralajmëron Izraelin: Kujdes me Iranin! Armëpushim në Gaza

Zyra e Erdoganit njoftoi se gjatë samitit, kreu i shtetit turk zhvilloi bisedime me udhëheqësit e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë me të cilët ka...

Presidenti kroat: Mbështetja për Izraelin është katastrofë, duhet njohur Palestina

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq është shprehur se mbështetjen të cilën po e merr Izraeli paraqet një “katastrofë”. Ai u shpreh hapur në favor...

Koreja e Veriut hap resortin bregdetar, Kim Jong-un: Hapi i parë drejt turizmit

Koreja e Veriut do të hapë një vendpushim plazhi në bregun lindor të saj javën e ardhshme, në atë që udhëheqësi Kim Jong-un e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu