Zuckerberg: Jo më verfikim faktesh në FB dhe Instagram

Mark Zuckerberg heq dorë nga idealet e tij të mëparshme dhe njofton ndërprerjen e sistemit të deritanishëm të verifikimit të fakteve në FB dhe Instagram.

Pas fitores së parë të Donald Trumpit në zgjedhjet në SHBA në vitin 2016, kompania mëmë Facebook Meta u përpoq t’i kufizonte dezinformimet dhe gjuhën e urrejtjes në platformat e saj. Lajmet e rreme nuk duhet të ndikojnë zgjedhjet dhe formimin e opinionit ishte kredoja që shpalli asokohe themeluesi i Facebook-ut, Mark Zuckerberg.

Tani Zuckerbergu po heq dorë qartësisht nga idealet e tij të mëparshme – dhe dëshiron t’i ridizajnojë Facebook-un dhe Instagram-in sipas shembullit të platformës X. Në një video-mesazh Zuckerberg-u njoftoi se në të ardhmen në platformat e tij nuk do të ketë më kontroll dhe verifikim lajmesh.

Zuckenberg me syze Orion AR Zuckenberg me syze Orion AR
Zuckerberg: Verifikuesit e fakteve, që kanë parandaluar në të kaluarën gjuhën e urrejtjes dhe përhapjen e pretendimeve të rreme në FB dhe Instagram, nuk janë politikisht neutralë.Fotografi: Manuel Orbegozo/REUTERS
Do të ketë “rregulla më të thjeshta” dhe “më pak kufizime” – njoftoi Zuckerberg duke përdorur terma luftarakë populiste të djathta, të cilat i përdor vazhdimisht edhe pronari i X, Elon Musk.

Verfikuesit e fakteve nuk janë politikisht neutralë
Sipas tij qeveritë dhe “mediat e vjetra” kanë punuar për një kohë të gjatë për të “censuruar” njerëzit. Meta kishte qenë pjesë e kësaj nisur nga vullneti i mirë. Por tani ai dëshiron ta kthejë kompaninë e tij në rrënjët e saj “dhe të rivendosë lirinë e shprehjes”.

Zuckerberg-u pretendon se kontrolluesit e fakteve, të cilët kanë parandaluar në të kaluarën gjuhën e urrejtjes dhe përhapjen e pretendimeve të rreme në rrjetet e tij, nuk janë politikisht neutralë. Kur bëhet fjalë për çështje të tilla si migrimi apo barazia gjinore, ai dëshiron që në të ardhmen të ketë më pak kufizime dhe fshirje postimesh dhe përmbajtjesh.

Logo e koncernit Meta Logo e koncernit Meta
Në të ardhmen koncerni Meta do t’ua lërë në dorë përdoruesve që të vendosin se çfarë është e vërtetë apo e rremeFotografi: Jens Büttner/dpa/picture alliance
Në të ardhmen Meta do t’ua lërë në dorë përdoruesve të saj që të vendosin se çfarë është e vërtetë apo e rreme. Në rast se kanë dyshime ata mund t’i japin këto informacione në komentet nën postime apo të shkruajnë në të ashtuquajturat community notes. Deri më sot vërtetësia e përmbajtjeve kontrollohej nga palë të treta. Zuckerberg-u njoftoi gjithashtu se në të ardhmen referencat ndaj informacioneve shtesë në përmbajtjen e verifikuar do të jenë më pak të dukshme.

Përplasje me BE-në
Bashkëpunimi me kontrolluesit e fakteve do të ndërpritet fillimisht në SHBA. Zuckerberg-u është i vetëdijshëm se ndryshimet në politikën e verifikimit të informacioneve do të shkaktojnë përplasjeje me BE-në, ku ka një ligj kundër dezinformimit dhe gjuhës së urrejtjes në platformat online. Shefi i koncernit Meta shpreson që presidenti i ardhshëm i SHBA, Donald Trump, do të ushtrojë presion kundër këtyre rregullave, të cilat ai i quan si “censurë të institucionalizuar”.

Në mënyrë të ngjashme veproi miliarderi Elon Musk pasi mori drejtimin e Twitter. Stafi që kontrollonte shërbimin e mesazheve të shkurtra në lidhje me gjuhën e urrejtjes u shkarkua në një shkallë të gjerë dhe shumë llogari të bllokuara të ekstremistëve të djathtë dhe atyre antisemitë u riaktivizuan. Në platformën që tani quhet X, mund të gjesh sot përmbajtje që glorifikojnë pa censurë dhunë, pornografi dhe deklarata raciste.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Izraeli siguron kontratë miliardëshe mbrojtjeje me Emiratet

Izraeli ka siguruar një nga fitoret më të mëdha strategjike në industrinë e tij të mbrojtjes, pasi kompania Elbit Systems ka nënshkruar një marrëveshje...

I pamposhturi, pensionohet

Kampioni i pamposhtur botëror në peshën super të mesme, Crawford, njoftoi tërheqjen nga boksi. Kampioni i pamposhtur botëror në peshën super të mesme, Terence Crawford,...

Ministri rus i Mbrojtjes: NATO po përgatitet për përplasje ushtarake me Moskën

Ministri rus i Mbrojtjes, Andrei Belousov, deklaroi se ekzistojnë prova që NATO po përgatitet për një përplasje ushtarake me Rusinë, me synimin për të...

Serbia bojkoton Samitin BE–Ballkani Perëndimor

Serbia nuk do të marrë pjesë në Samitin e Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet të mërkurën në mbrëmje...

“Armend Muja, qite kryet…” – Lirim Memetaj publikon dokumentin që dëshmon se gjatë qeverisjes së Kurtit është dhënë licenca për kompaninë EFT të Vuk...

Armend Muja, qite kryet – patriotizmi i fjalëve dhe licencat e heshtura të VV-së Veç një pyetje të thjeshtë, por thelbësore, e kemi për Vetëvendosjen,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu