“Janë sekuestruar 35 vetura, kallëzim penal për 12 persona”, Drejtori i Doganave thotë se janë zbuluar dallaveret gjatë importit të veturave të përdorura në Maqedoni

Drejtori i Drejtorisë së Doganave, Boban Nikollovski njoftoi se kanë zbuluar një rrjet të organizuar që kanë kryer vepra penale me vetura të përdorura, shkruan TV21. Nikollovski tha se pa paguar doganë dhe tatime të tjera, veturat janë hedhur në treg në auto tregje të ndryshe në Maqedoninë e Veriut. Janë parashtruar kallëzime penale për 12 persona, 8 prej të cilëve doganierë dhe ndaj 5 kompanive.

“Importues, spediterë, shoferë të punësuar në kompani të transportit dhe zyrtarë të doganës, në mënyre të organizuar kryenin vepra penale me vetura të përdorura, këta vetura në mënyrë ilegale janë vendosur në treg dhe kanë përfunduar në tregje të automjeteve në Maqedoni, pa u paguar taksat e importit. Janë konfiskuar 35 vetura me vlerë të përgjithshme të 20 milionë denarëve, ku buxheti i RMV-së përmes shmangies së tatimeve, është dëmtuar për 9 milionë denarë. Janë parashtruar kallëzime penale për 24 persona, 12 fizikë dhe 5 juridikë. Për 8 doganierë bëhet fjalë”, tha mes tjerash Nikollovski, duke shtuar se personat në fjalë dhe persona të tjerë, dyshohet se disa herë e kanë përsëritur të njëjtën vepër.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Mickoski: Jam takuar me Kasamin, mendoj se tashmë do të japë deklarata si një kryetar i Tetovës multietnike

Kryeministri Hristijan Mickoski thotë se është takuar me kandidatin e VLEN për kryetar të komunës së Tetovës, Bilall Kasamin, përcjell TV21. Mikcoski tha se...

Bardhyl Mahmuti: Micko-ski dhe micko-jat shqiptare

ALARM: NË MAQEDONINË E VERIUT SHQIPTARËT JANË NË RREZIK NGA “MALARJA”! MICKO-SKI DHE MICKO-JAT SHQIPTARE Që në fillim dua të sqaroj lexuesin se shqiptarët që jetojnë...

Nga “kriminel” dhe “Lista e zezë e SHBA-së” te partner qeveritar? Bekim Qoku dhe kthesa politike për Ramiz Merkon

Lista e pavarur e Ramiz Merkos në Strugë është shumë pranë përfshirjes në përbërjen e re qeveritare të Maqedonisë së Veriut. Lajmin e ka...

MAP: Minçev nuk mendoi për ligj të ri për përdorimin e gjuhëve, por për ligjin për përfaqësim të drejtë në sektorin publik

Njoftim nga Ministria e Administratës Publike: Nuk bëhet fjalë për Ligj të ri për përdorimin e gjuhëve, por për Ligjin për përfaqësim të drejtë i...

Mislimi: Ku janë Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti, pse nuk e mbrojnë Haqim Ramadanin?

Gazetari dhe pronari i TetovaSot, Rami Mislimi pas kërcënimit nga ana e Mickovskit për shkarkimin e Haqim Ramadanit kandidatit të VLEN në komunën e...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu