Buxheti i komunës së Haraçinës/ Ibrahimi: Kemi rritje prej 200%, punojmë për të mirën e banorëve!

Viti 2025 do ta gjejë Haraçinën me buxhet historik, që se ka pasur ndonjëherë. Kreu i kësaj komune, Ridvan Ibraimi në një prononcim për Klan Maqedoni ka thënë se viti që po lëmë pas ka qenë mjaft sfidues për administratën komunale megjithatë njofton se me sukses kanë arritur t’i përfundojnë mbi 90% të projekteve të filluara.

Shton se kur erdhi në krye të komunës në vitin 2021, e ka gjetur komunën me buxhet të përgjithshëm prej 1.500.000 mijë euro kurse vitin 2025, komuna do të ketë plot 200% rritje në buxhetin e përgjithshëm që veçmë është miratuar nga këshilltarët komunal.

“Sa i përket buxhetit të vitit 2025 është buxhet record që ndonjëherë është miratuar në komunën e Haraçinës nëse e marrim një krahasim me atë se si ne startuam ta udhëheqim këtë komunë ku nuk kishte më shumë buxhet se sa 1.5 milion euro në vitin 2021, kurse sot ose më sakt, miratimi i buxhetit për vitin 2025, të siguruar, mjete janë diku, 4.5 milion euro. Dmth, kemi rritje diku 200% të buxhetit në nivel komunal” – tha Ibrahimi

I vetëdijshëm që 2025-sa do jetë edhe më sfiduese, Ibraimi tregon se si është planifikuar shpërndarja e mjeteve buxhetore. Thotë se projektet kryesisht do të jenë të koncentruara në infrastrukutrë po edhe në arsim.

“Janë prioritet shkollat tona, është prioritet çerdhja që do të startojmë shumë shpejtë dhe projektet që kemi përgatitur që janë në interes të madh të qytetarëve, disa rrugë, kanalizimin e kemi prioritet fazën e dytë, aty do të jemi të përqendruar, meqense vitin 2024 e lam me një investim shumë të madhë në shkollat tona. Aty do të përqendrohemi më tepër në infrastrukturë dhe në rregullimin më të madhë, sepse është realisht kërkesë e madhe prej qytetarëve që faza e dytë e kanalizimit për ujrat e zeza të përfundon sa më parë” – tha Ibrahimi.

Veç projekteve të lartëpërmendura, Ibraimi gjithashtu njofton se me buxhetin e ri, do të ndihmohet financiarisht, klubi futbollistik i Shkëndijës nga Haraçina, do të sigurohen bursa edhe për nxënësin më të mirë në teritorin e komunës, do të sigurohen mjete për blerjen e uniformave për nxnësit dhe mësuesit dhe shumë projekte tjera që lidhen me mirëqenijen e qytetarëve të kësaj komune.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Blerim Bexheti reagon për përgjimet: Gruaja ime është mbesë e Tetovës, familja e nënës time është e gjitha nga Tetova (VIDEO)

Deputeti i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Blerim Bexheti, ka reaguar pas publikimit të disa përgjimeve në ditët e fundit, duke i quajtur ato...

Merr flakë shtëpia e pleqve, të paktën nëntë të vdekur në Tuzlë

Të paktën nëntë persona kanë mbetur të vdekur pas zjarrit që ka shpërthyer në një shtëpi pleqsh në Tuzla të Bosnjës të martën në...

Vladimir Putin: Kundërshtoj çdo akt blasfemie, veçanërisht ndaj Islamit- “Feja islame është ndërtuar mbi paqe dhe solidaritet.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se është kundër çdo forme blasfemie, duke theksuar në mënyrë të veçantë respektin ndaj Islamit. Ai ka theksuar...

Turqia dhe fluturimet misterioze drejt Sudanit: ndihmë, ndikim apo ndërhyrje e fshehtë?

4 nëntor 2025 Në orët e fundit, lëvizjet ajrore nga Turqia drejt Sudanit po ndezin debat të ri mbi rolin e Ankarasë në luftën që...

Njësiti Special “i kundërpërgjigjet” Adnan Azizit: “Kosova është zemra e Serbisë”, ndërsa deputeti i VLEN-it shpall- “Jo, nuk ndahet Mitrovica!”

Sot, deputeti i Koalicionit VLEN, Adnan Azizi, gjatë një vizite në Mitrovicë, ka bërë simbolin e shqiponjës me duar, duke shoqëruar gjestin me mbishkrimin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu