Biden njofton 2.5 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, njoftoi të hënën një pako të re të ndihmës ushtarake në vlerë 2.5 miliardë dollarë për Ukrainën.

Biden është duke i përdorur javët e fundit në presidencë për ta rritur mbështetjen ushtarake për Kievin, para se presidenti i zgjedhur, Donald Trump, ta marrë detyrën më 20 janar.

“Nën drejtimin tim, Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojmë pandërprerë për ta forcuar qëndrimin e Ukrainës në këtë luftë përgjatë kohës sime të mbetur në detyrë”, tha Biden në një komunikatë.

Ndihma e re përfshin ndihmë ushtarake prej 1.25 miliard dollarësh nga rezervat amerikane dhe një paketë prej 1.22 miliard dollarësh nga Iniciativa për Ndihmë të Sigurisë për Ukrainën (USAI). Kjo është paketa e fundit nga USAI nga administrata e Bidenit.

Sipas USAI, pajisjet ushtarake blihen nga industria e mbrojtjes apo partnerët, pra nuk merren nga rezervat amerikane, që nënkupton se nevojiten muaj apo vite që ato të mbërrijnë në fushëbetejë.

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia po hyn në vitin e tretë dhe kohët e fundit ushtria ruse ka përdorur trupa koreanoveriorë për t’i forcuar pozitat e saj luftarake.

Forcat koreanoveriore po përjetojnë humbje të mëdha në vijat e frontit të luftës së Rusisë kundër Ukrainës, pasi 1.000 ushtarë të saj janë vrarë ose të plagosur vetëm në javën e fundit në rajonin Kursk të Rusisë, tha të premten zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.

Në një komunikatë, Biden tha se ndihma e re do t’i ofrojë Ukrainës “një fluks të menjëhershëm armësh që ajo po i përdor me ndikim të madh në fushën e betejës dhe furnizime afatgjate për mbrojtjen ajrore, artilerinë dhe sisteme të tjera të armëve vendimtare”.

Prej fillimit të luftës më 2022, Uashingtoni e ka ndihmuar Ukrainën me 175 miliardë dollarë në përgjithësi, por tani nuk është e sigurt nëse kjo mbështetje do të vazhdojë me këtë ritëm nën udhëheqjen e Trumpit, i cili do të zëvendësojë Bidenin më 20 janar.

Trump ka thënë se dëshiron ta përfundojë luftën shpejt. Gjatë fushatës elektorale presidenciale, Trump e ka vënë në pikëpyetje nivelin e përfshirjes së SHBA-së në konflikt, duke lënë të kuptohet se aleatët evropianë duhet ta bartin më shumë barrën e ndihmës financiare.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ferid Veseli, ndër të parët në Maqedoninë e Veriut me licencë UEFA si trajner kondicional

Pas përfundimit me sukses të një programi gjashtëmujor trajnimi në Shqipëri, Ferid Veseli nga Shkupi ka marrë zyrtarisht licencën e UEFA-s si trajner kondicional....

Blerim Bexheti qartëson pozicionin: Do ta pranojë vendimin e Ahmetit, edhe nëse Saraji i kalon ASH-së

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së dhe deputeti Blerim Bexheti ka hedhur poshtë spekulimet për pakënaqësi të mundshme brenda partisë, pas diskutimeve mbi ndarjen e...

🇮🇱 Parlamenti izraelit (Knesset) sapo votoi ligje për të ndaluar filmimin e raketave.

1. Ligji ndalon filmimin e përgjimeve dhe uljeve. 2. Ligji ndalon ngarkimin e fotove dhe videove në rrjetet sociale. 3. Ligji do të ndalojë çdo media...

Greqia dërgon sistemet “Patriot” në ishullin e Kretës për t’i ofruar mbrojtje amerikanëve

Greqia ka vendosur të transferojë një numër të panjohur sistemesh raketash Patriot në bazën e Marinës Helene dhe NATO-s në ishullin e Kretës, në...

Danella godet me ironi Ganiun dhe Mexhitin: “Shef, jam i brengosur – Danella ka edhe 151 raste me falsifikime tona!”

Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, ka publikuar një reagim ironik në rrjetet sociale, duke thumbuar drejtpërdrejt Visar Ganiun dhe Izet Mexhitin...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu