A do të bie lënda gjyqësore për ngjarjet e “27 prillit”?

TV21 nga burime të tij mëson se ka gjasa që të bjerë lënda gjyqësore për ngjarjet e “27 prillit”, që lidhet me hyrjen e dhunshme në Kuvend në vitin 2017. Siç brifojnë burimet, janë konstatuar lëshime të theksuara dhe manipulime të qëllimshme në procesin e organizatorëve për ngjarjet. Po të njëjta burime thonë se Prokuroria sot ka vendosur për çështjen, duke konkluduar se nuk janë marrë parasysh fakte dhe ngjarje të rëndësishme që mund të ndikojnë në procedurë.

-Prokuroria Publike në mendimin e saj thekson se nuk ka pasur bazë për inicimin e procedurës, gjë që vërteton tezën se ata janë gjykuar në mënyrë të kundërligjshme për 6 vjet, gjë që vërteton tezën se ndaj këtyre personave është kryer përndjekje politike, brifon burimi për TV21.

Më tej, në këtë brifing, burimi rikujtoi se Prokurorja që e ka udhëhequr lëndën “27 prilli” është Villma Ruskoska, për të cilën u shpreh se ka sjellë vendime skandaloze në disa raste.

-Një vendim i tillë i prokurorisë për të konstatuar lëshime të rëndësishme në procedurë çon në kolapsin e plotë të gjithë çështjes, e cila vlen për të gjithë pretenduesit e së drejtës për ndërtim të dhunshëm, u shpreh burimi.

Përndryshe, po i njëjti burim rikujton se tash e disa vite ka procedurë për kërcënim terrorist të rendit kushtetues ndaj dy ish-ministrave Mile Janakieski, Spiro Ristovski dhe ish-kryetarit të Kuvendit Trajko Veljanovski, proces që përfundoi me një dënim në gjykatën e shkallës së parë, ndërsa në prill të këtij viti, Gjykata e Apelit anuloi aktgjykimin e shkallës së parë të korrikut 2021.

-Të pandehurve nuk iu dha mundësia të deklarohen apo të thirren në amnistisë që pasoi për këtë rast, shton burimi, duke rikujtuar po ashtu se Mile Janakieski dhe Spiro Ristovski kanë pësuar edhe sulm fizik në paraburgim, ndërsa Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka konstatuar shkelje të të drejtave të njeriut të të akuzuarve në këtë rast. -Akuzat ishin se ndaj të akuzuarve po bëhej një përndjekje e ashpër politike dhe se për vite me radhë ky rast ishte keqpërdorur politikisht për përndjekje politike, përfundon burimi në brifing.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Skandal politik në Tetovë: Adnan Azizi i kërkon falje Mickoskit – “Nuk e përsëris më”!

TetovaSot sipas burimeve të saja zbulon se deputeti i VLEN-it, Adnan Azizi, është detyruar t’i kërkojë falje kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski,...

LAJMI I FUNDIT: Deklaratë e sapolëshuar nga Ambasada Amerikane: Amerika e prishë alancën me Kosovën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vendosur të pezullojnë përkohësisht Dialogun Strategjik të planifikuar me Kosovën, për shkak të shqetësimeve mbi veprimet e qeverisë...

“Serbia më afër familjeve shqiptare me aminin e Bujare Abazit”

Komisioni i letrave me vlerë i Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e 65-të të kryesuar nga kryetarja e KKV-së, znj. Bujare Abazi,...

Netanyahu konfirmon se “nuk do të ketë” shtet palestinez

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të enjten se nuk do të ketë shtet palestinez, gjatë një ceremonie të rëndësishme nënshkrimi për projektin e kolonizimit...

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Një llogari në Instagram ka publikuar një foto ku pretendohet se këngëtarja Elvana Gjata ka shtuar në “Favorites” një video të lidhur me Flori...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu