Mexhiti: Ali Ahmeti sot është i delegjitimuar, i defaktorizuar dhe i rrethuar nga figurat e Listës së zezë

Zv.kryeministri Izet Mexhiti, vlerëson se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot është i delegjitimuar, i defaktorizuar dhe i rrethuar nga figurat e Listës së zezë.

“Kur Ali Ahmeti flet për hyzmeqarë, niset nga përvoja. Ai flet nga dora e parë, sepse bashkëpunëtorët e tij kanë qenë argatë e hyzmeqarë të cilët interesat politike i tregtuan për provizione e marrëveshje tjera korruptive. Për pasojë, ata hyzmeqarë sot janë nëpër ‘STOP’ lista ose në ikje, ndërsa BDI-ja është kthyer në grupacion non-gratash.

– Reklamim –

Ali Ahmeti sot është i delegjitimuar, i defaktorizuar dhe i rrethuar nga figurat e Listës së zezë. Prandaj, kualifikimet e tipit ‘hyzmeqarë’ e ‘argatë’ janë vetëm tentim i dëshpëruar për ta ruajtur strukturën partiake që po e braktis BDI-në sikur pasagjerët e anijes që po fundoset”, ka shkruar Mexhiti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

MPB me thirrje për maturantët: Festoni pa makina, alkool dhe lëndë narkotike

Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje maturantëve që të festojnë me përgjegjësi, të mos përdorin makinat, alkoolin dhe drogën. Nga MPB...

BDI e shqetësuar: Përjashtimi i shqiptarëve nga lista për Guvernatorin e Bankës Popullore – cenim i frymës multietnike të shtetit

Bashkimi Demokratik për Integrim ka shprehur shqetësim të thellë për mungesën e përfaqësimit të shqiptarëve në garën për Guvernator të ri të Bankës Popullore...

Blerim Bexheti selam për të gjithë, jam krahu i djathë i Ali Ahmetit

Sekretari organizativ i BDI-së, Blerim Bexheti përmes një postimi në profilin e tij ka dërguar porosi si përgjigje për të gjitha lajmet e rejshme...

Valon Bela: Fatmir Limani emëron një serb në pozitën e këshillit drejtues në çerdhen e “Snezhana” në Çairit

Politikologu Valon Bela përmes një postimi ka ngritur shqetësimin për emërimin e një serbi në pozitën e këshillit drejtues në çerdhen e Çairit “Snezhana”....

Latif Arifi ndihet i tradhëtuar nga Taravari, kërkon bashkim me Selën që e baltosi deri dje!

IRONIA E FATIT Latif Arifi, një emër i njohur për aktivizmin dhe zërin e tij të fortë brenda Aleancës për Shqiptarët, sot është kthyer në...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu