“Çairçanja” Ganiu sfidon Arsovskën/ Arsovska: Deklaratat e Ganiut qesharake!

“E ftoj krytetaren e qytetit të Shkupit të m’i jep integrencat, ne do e bëjmë, d.m.th me buxhetin tonë vetanak të komunës zgjërimin e rrugës dhe rikonstruimin e së njëjtës përshkak se ka nevojë edhe rikonstruim kur e bëjmë zgjërimin planifikohet d.m.th tjetër trasë normal që edhe infrastruktura nëntokësore ndryshon. Komplet ne do e bëjmë me gjith ekspoproimet edhe pasi ta mbarojmë, pasi ta lëshojmë në mënyrë teknike ne ja kthejmë në mirëmbajtje, qytetit të Shkupit” – tha Visar Ganiu.

Këtë deklaratë sfiduese ndaj Arsovskës e dha i pari i Shkupit të vjetër, Visar Ganiu duke folur për zgjerimin e bulevardit “Cvetan Dimov”, ndryshe e njohur si rruga “Çairçanja”, mes tjerash, për mos realizimin e këtij projekti Ganiu kishte akuzuar edhe ish Qeverinë.

Për të paren e e qytetit të Shkupit, Danella Arsovska deklarata e Ganiut është qesharake, sipas saj, është e pamundur që një projekt i tillë të mbulohet financiarisht nga Çairi sepse, siç thotë, projekti tejkalon mundësitë financiare buxhetore që ka komuna. Shton se projekti në fjalë nuk mund të realizohet pa ndihmën e Qeverisë.

“Deklarata si e tillë është qesharake, besoj se të gjithë njerëzit në vend e dinë që është e pa mundur që ai të realizojë një projekt të tillë, jo vetëm pse s’ka ingerenca, por s’ka edhe kapacitete komuna, nëse për qytetin e Shkupit është e pamundur sepse niveli i decentralizimit është shumë i ulët. Vetëm projekti në fjalë i tejkalon mjetet buxhetore që i ka në dispozicion. Prandaj, vlerësoj se është pak qesharake, besoj që duhet të rishikohet kjo deklaratë, të shohë nëse vërtetë ka menduar diçka të tillë ose është vetëm një shaka. Megjithatë, në interesin tonë është që projekti të realizohet. Shuma që duhet ndarë për këtë projekt është realisht e madhe dhe nëse kemi mbështetje të pushtetit qendror sepse është e vetmja që mund të mbulojë këtë shumë të madhe të mjeteve” – tha Arsovska.

Ndryshe, ditën e djeshme, i pyetur nga Klan Maqedoni, zëvendëskryeministri Mexhiti tha se Qeveria është e gatshme ta ndihmojë qytetin e Shkupit për të realizuar projektin në fjalë, megjithatë shtoi se Arsovska nuk e ka ndërmend ta bëjë këtë rrugë sepse sipas tij, mungon vullneti.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Pritje madhështore për Edi Ramën në Çarshinë e Vjetër të Shkupit – Rama: 🦅 “Te Çarshia e Vjetër e Shkupit” ❤️🇦🇱

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij në Shkup për Samitin e Ballkanit Perëndimor, ka vizituar Çarshinë e Vjetër, një nga zonat...

Kos në Shkup paralajmëron heqjen e plotë të roamingut për vendet e Ballkanit Perëndimor

Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos në konferencën për shtyp me kryeministrin Hristijan Mickoski, pas takimit me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në...

Temperaturat e larta në Europë, The Guardian: I nxehti “djeg” Francën, alarm i kuq për Parisin

Kryeministri francez François Bayrou, i cili mori pjesë në një takim qeveritar për krizën mbi të nxehtin që ka pushtuar Francën dhe Europën, u...

Rritet në 56.647 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Gaza

Është rritur në 56.647 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet e ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës që nga 7 tetori 2023, transmeton...

Djali i Netanyahut pretendon se u largua nga Izraeli pas “kërcënimeve me vdekje” nga opozita

KUDS (AA) - Djali i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, Yair Netanyahu pretendon se është larguar nga vendi dhe është zhvendosur në SHBA për shkak...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu