BDI: Drejtësia nuk guxon të jetë selektive! Angjushev është në listën e zezë të DASH-it mirëpo vazhdon bizneset e tij “më mirë se kurrë”

Bashkimi Demokratik për Integrim në një kumtesë për media thonë se e mirëpresim faktin që institucionet vendore kanë nisur ndjekjen e emrave të sanksionuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Nga kjo parti thonë se ky është një hap që tregon reflektim, veçanërisht pasi të njëjtët aktorë politikë më parë e kishin bllokuar ligjin për kufizimet për të sanksionuarit.

“Megjithatë, drejtësia nuk mund të ndalet këtu. Nëse me të vërtetë ka filluar një proces për t’i dhënë fund abuzimeve dhe korrupsionit, atëherë ky proces duhet të jetë gjithëpërfshirës, i paanshëm dhe i drejtë. Shembulli më i qartë i një drejtësie të paplotë është figura e ish-zëvendëskryeministrit Koço Angjushev, i cili, ndonëse i futur në listë të zezë, vazhdon të zhvillojë bizneset e tij “më mirë se kurrë”.
“Nëse institucionet janë të përkushtuara ndaj drejtësisë, atëherë edhe ai duhet të jetë pjesë e këtij procesi, sepse drejtësia selektive krijon përshtypjen e një gjuetie politike dhe supremacie etnike. BDI kërkon një proces të barabartë dhe transparent. Nuk duhet lejuar që kjo situatë të perceptohet si një mjet për instrumentalizim politik apo për thellimin e ndasive etnike”.
“Çdo abuzim me pushtetin, pavarësisht përkatësisë politike apo etnike, duhet të marrë përgjigjen e merituar nga drejtësia. Qytetarët presin një shtet ku drejtësia trajton të gjithë njësoj. Kjo nuk është vetëm çështje llogaridhënieje – është themeli për ndërtimin e një shoqërie të drejtë dhe të barabartë. BDI mbetet e palëkundur në kërkesën për drejtësi dhe barazi, duke mbrojtur të drejtat dhe dinjitetin e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut”, thonë nga BDI.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

MO në koshin e mbeturinave!

MO si një marrëveshje e njëanshme që poshtëron dinjitetin shqiptar me 20 % si sajesë për ndalimin e konfliktit të 2001, nuk i shërben...

Mercedes po negocion me BMW-në për të blerë motorë për automjetet e saj

Mercedes po negocion me BMW-në për të blerë motorë për automjetet e saj Sipas revistës gjermane, Manager Magazin, Mercedes-Benz po negocion me BMW-në për blerjen...

Osmani e bën ‘rezil’ BE-në: Kosova i sanksionoi Rusinë dhe Iranin, e prishëm rehatinë, e për ju s’pati rëndësi

Kosova u rreshtua me BE-në në sanksionimin e Federatës Ruse dhe Iranin, “dhe doli nga zona e rehatisë”, tha Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani,...

Gruaja e Erdoganit i shkruan Melania Trumpit: Ndjeshmërinë që treguat për fëmijët jetimë në Ukrainë, tregojeni edhe për Gazën

Zonja e Parë e Turqisë, Emine Erdogan, i është drejtuar me një letër Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump,...

Al-Sharaa i Sirisë i konfirmon bisedimet “e avancuara” me Izraelin për paktin e sigurisë

Emisari amerikan, Thomas Barrack, arriti në Izrael të dielën dhe u takua me kryeministrin e këtij vendi, Benjamin Netanyahu, për të diskutuar rreth Sirisë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu