Pendarovski ia dorëzoi mandatin, Xhaferi: Edhe si kryeministër do të punoj me ndershmëri

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i dorëzoi mandatin për formimin e qeverisë së re për organizimin e zgjedhjeve Talat Xhaferit. Qeveria e re pritet të votohet të dielën, 100 ditë përpara ditës së zgjedhjeve.

Xhaferi tha se si kryeministër do të vazhdojë të punojë “me përkushtim dhe ndershmëri”.

“Me krenari dhe nder të veçantë e pranova Mandatin për formimin e Qeverisë. Edhe nga pozita e Kryeministrit do të vazhdoj të punoj me përkushtim, me përgjegjësi dhe transparencë, duke i pasur gjithmonë parasysh mirëqenien, përparimin dhe përfitimet e qytetarëve dhe shtetit”.

Partitë do të shfrytëzojnë kohën e mbetur deri të dielën për të zgjidhur përplasjet, rreth asaj që VMRO-DPMNE-ja nuk dëshiron ta votojë qeverinë e drejtuar nga Xhaferi kurse LSDM-ja thotë se “nuk ka asnjë rast në botë kur një parti që merr pjesë në qeveri dhe të mos e votojë atë”.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Besnik Bislimi sërish mashtron: BE-ja njoftoi për heqjen e vetëm 5% të masave ndëshkuese, jo të shumicës

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministri i parë në detyrë i Kosovës, njoftoi për heqjen e, siç tha ai, “shumicës së masave të BE-së ndaj Kosovës”. Pas...

Kosova nënshkruan kontratë për blerjen e sistemeve të artilerisë HUMVEE Hawkeye

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se ka nënshkruar kontratë kornizë me prodhuesin e njohur amerikan të industrisë ushtarake AM General. Lajmin...

Izraeli siguron kontratë miliardëshe mbrojtjeje me Emiratet

Izraeli ka siguruar një nga fitoret më të mëdha strategjike në industrinë e tij të mbrojtjes, pasi kompania Elbit Systems ka nënshkruar një marrëveshje...

I pamposhturi, pensionohet

Kampioni i pamposhtur botëror në peshën super të mesme, Crawford, njoftoi tërheqjen nga boksi. Kampioni i pamposhtur botëror në peshën super të mesme, Terence Crawford,...

Ministri rus i Mbrojtjes: NATO po përgatitet për përplasje ushtarake me Moskën

Ministri rus i Mbrojtjes, Andrei Belousov, deklaroi se ekzistojnë prova që NATO po përgatitet për një përplasje ushtarake me Rusinë, me synimin për të...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu