Haradinaj: Ali Ahmeti është një prej figurave më të respektuara shqiptare

Ramush Haradinaj thekson kontributin e Ali Ahmetit si një figurë të respektuar shqiptare dhe rëndësinë e bashkëpunimit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut në përballimin e sfidave të përbashkëta. Ai nënvizon se shqiptarët në Maqedoni janë faktorë kyç për zhvillimin e marrëdhënieve dhe se Kosova do të vazhdojë të mbështesë kërkesat legjitime për të drejtat e tyre, duke përfshirë përdorimin e gjuhës shqipe.

Postimi i plot i Ramush Haradinajt:

Ali Ahmeti është një prej figurave më të respektuara shqiptare. Kontributi i tij në të gjitha proceset nëpër të cilat kanë kaluar shqiptarët në Ballkan, të paktën në këto 30 e sa vitet e fundit, ka qenë i jashtëzakonshëm. Pata kënaqësinë që sot ta zhvilloj me të një bisedë vëllazërore për sfidat nëpër të cilat po kalojnë vendet tona.

Bashkëpunimi i Kosovës me Maqedoninë e Veriut duhet të jetë prioritet në marrëdhëniet tona, dhe shqiptarët në Maqedoni të Veriut janë faktorë përcaktues mbi të cilin zhvillohen këto marrëdhënie.

Kosova do të jetë gjithmonë mbështetëse e vëllezërve tanë në kërkesat e tyre legjitime për mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave, duke përfshirë edhe përdorimin e gjuhës shqipe në RMV.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Atmosferë elektrizuese në Morinë! Tifozë të zjarrtë të Kombëtares mbërrijnë në Shqipëri

Pika kufitare në Morinë është shndërruar në një vend festimi. Tifozët kuq e zi nga Kosova, së bashku me djemtë e Luginës së Preshevës, janë...

Atmosferë festë në Qafë Thanë/ Tifozët drejt Tiranës për ndeshjen Shqipëri-Serbi: Forca! Presim fitore… (VIDEO)

Sot është një ditë e madhe për shqiptarët, pasi Kombëtarja jonë përballet me Serbinë, në një nga sfidat më të shumëpritura të kampionatit. Një...

Panduri: Skandali në KOSTT thellohet: Qeveria heton rrjedhjen e informacionit, jo kapjen e institucionit

Pas dokumenteve tronditëse që zbuluan lidhje familjare, nënshkrime të koordinuara dhe email-a që dëshmojnë për një kapje sistematike të KOSTT-it, situata po përkeqësohet edhe...

Oficeri i FSK-së diplomon në Kolegjin e Komandēs dhe Shtabit të Përgjithshëm në Amerikë

Major Gëzim Osmani ka diplomuar në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm (KKSHP) të Ushtrisë Amerikane duke marrë titullin Master në Studime Operacionale...

Mavraj: Çuna, luani futboll! Lufta ka mbaruar, Kosova është e jona përgjithmonë

Ish-kapiteni i Kombëtares së Shqipërisë, Mërgim Mavraj, u ka dërguar mesazh futbollistëve para ndeshjes me Serbinë. Mavraj në Instagram ka shënuar se: “Lufta ka mbaru,...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu