Prokuroria Speciale thërret Albin Kurtin për të dëshmuar

Prokuroria Speciale i ka bërë ftesë për të dëshmuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Në një njoftim në rrjetet sociale, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka njoftuar për ftesën e cila detyron kryeministrin Albin Kurti për t’u paraqitur pranë Prokurorisë Speciale.

“Teksa kryeministri Kurti ndodhet në mbledhje të Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE! për të përmbyllur listën e kandidatëve për deputetë nga koalicioni LVV, Guxo dhe Alternativa në zgjedhjet e vitit 2025, nga kryeministria më njoftuan se ka ardhur një ftesë për të nga Prokuroria Speciale.

Në zgjedhjet e kaluara kishte një vendim gjyqësor i cili ia kishte pamundësuar kandidimin në garën zgjedhore të 14 shkurtit 2021, kurse tash përmes kësaj ftese po tentohet ndikimi në rezultatin e zgjedhjeve të 2025. Qëllimi mbetet i njëjtë. Metoda ka ndryshuar. Kjo është ndërhyrje e sistemit të drejtësisë në proces zgjedhor”, ka shkruar Kryeziu.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Depërtimi i “botës serbe” me protagonistë shqiptarë!

Megjithse vredistë po shfajësohen për lidhjet e tyre me "srpski svijet", pasi thonë se ata nuk e sollën "botën serbe" por e gjetën...

Zyrtarizohet lista e VLEN për Komunën e Çairit: Kandidat Izet Mexhiti, bartës liste po ashtu nga LD

Pas debatit të ndezur për listën e VLEN në Shkup, tashmë ka dalë edhe lista për Komunën e Çairit, një nga bastionet kryesore të...

SKANDALOZE: Kuadri i VLEN-it nënshkruan marrëveshje me “Republikën Srpska”

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur ditët e fundit në Shkup. Nehat Mustafa, kuadër shqiptar i koalicionit qeveritar VLEN, në cilësinë e drejtorit të...

Kur Meidani nga Tirana apelonte për mençuri dhe largpamësi në Rambuje

Albanian Post ka arritur të sigurojë letrën që Meidani u pati dërguar delegatëve shqiptarë të Kosovës në Rambuje, me detajet tepër largpamëse për kohën Në...

Pakënaqësi në LD për listën e VLEN në Shkup: “Bastioni ynë, por të tjerët përfitojnë”

Në rrjetet sociale po qarkullon një foto e listës së kandidatëve të koalicionit VLEN për Qytetin e Shkupit, e cila ka ndezur debate dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu