Britaniku që u bë zëri i viktimave të masakrës së Krushës

Britaniku që u bë zëri i viktimave të masakrës së Krushës

19:40 | 25 Janar 2024
Gazetari britanik, John Sweeney ,në një rrëfim tejet emocional ka kujtuar raportimet e tij nga lufta e fundit në Kosovë. Ai thotë se i dëgjon zërat e vuajtjeve të nënave shqiptare kur humbën bijtë e tyre në masakrën e Krushës së Vogël.

Në vitin 1999, më datat 25 dhe 26 mars forcat serbe vranë 113 civilë shqiptarë, kryesisht meshkuj.

Dëshmitar i këtyre krimeve mizore ishte gazetari hulumtues britanik, John Sweeney, i cili me raportimet e tij po i tregonte botës për tmerrin që po e përjetonin shqiptarët.

Ani pse kanë kaluar pothuajse 25 vjet nga ajo periudhë, kujtimet i ka akoma të freskëta gazetari britanik.

“Masakrën që e hulumtova plotësisht ishte ajo në Krushë të Vogël. Ishte një fshat paqësor ku gjysma e banorëve ishin shqiptarë e gjysma tjetër serbë. Pas fillimit të bombardimeve të NATO-s burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat ishin ndarë. Serbët dërguan burrat dhe djemtë te një hambar dhe i ekzekutuan me mitraloz. Ne ishim aty para kthimit të kosovarëve, sepse nuk dihej nëse ishte sigurt, dhe kështu mundëm të xhirojmë skena të tmerrshme, me njerëzit, nënat e bijat që ktheheshin, dhe shihnin që burrat e fëmijët e tyre ishin vrarë. Ishte një djalë i hendikepuar, në karrocë, dhe nëna e tij i zbuloi eshtrat nga mbetjet e karrocës duke e kuptuar që ishte vrarë. Ajo bërtiti e qau, e zërin e saj akoma mund ta dëgjoj”, ka thënë gazetari britanik Sweeney për Tëvë 1.

Tutje, Sweeney tregon se si i zbuloi emrat e disa paramilitarëve serb që kryen krime ndaj popullatës civile shqiptare.

Ai për këtë çështje u ftua të dëshmoj edhe në Tribunalin e Hagës për krimet e luftës.

“Unë shkova në shtëpitë e serbëve, hyra në to, dhe gjersa po kërkoja, gjeta incizime dhe fotografi të njerëzve, ashtu që të mund t’i identifikonim. Gjithashtu në një ditar shkolle zbulova, emrat e disa paramilitarëve lokal, pra serbë lokalë, të cilët ishin vendosur në një lloj shërbimi ushtarak. Dhe ishin paguar për këtë. Hetuesit nga Tribunali i Krimeve të Luftës, gjetën listën e pagave nga Beogradi. Kjo ndërlidhte njerëzit në zonë, të cilët ishin pjesë e masakrës, me gjeneralët në Beograd, të cilët kishin paguar për këtë. Kjo ishte lidhja, dhe unë isha ftuar të dëshmoja në Hagë, dy herë, dhe isha. Dhe jam i lumtur të shoh që pesë gjeneralë policor serbë, ishin dënuar për krime kundër njerëzimit”, tregon ai.

Gazetari britanik, e sheh si shqetësuese faktin që Serbia edhe sot e kësaj dite refuzon të ballafaqohet me të kaluarën.

“Problemi në këtë rajon është që deri sot, Beogradi nuk ka adresuar këto krime, dhe askush nuk është dënuar për këtë. Edhe sot, politika e rajonit, është e helmuar nga nacionalizmi serb. Sot, mendoj që njeriu i Millosheviçit është president i Serbisë. Kjo nuk është e mirë”, thotë ai.

John Sweeney është nderuar me çmimin “Emmy” për raportimin e tij mbi masakrën e Krushës së Vogël.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Klubi i Mundjes Shkupi shkruan historinë, Kampionë Shtetërorë për herë të parë!

KM Shkupi ka arritur të shpallet kampion shtetëror në kategorinë e pionierëve, duke sjellë një moment special në historinë e klubit që është...

Trump kritikon Putinin pas takimit ‘historik’ me Zelenskyn në Vatikan

Donald Trump kritikoi publikisht presidentin rus Vladimir Putin pas një takimi “potencialisht historik” me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, zhvilluar në Vatikan përpara funeralit të...

Snopçe tregon detaje për ndarjen nga VLEN: Duhej të pranohej propozimi i deputetit Rijad Shaqiri

Deputeti i ASH-së, Halil Snopçe, në intervistë për TV Koha, tha se marrëveshjen për komunat e autorizuan te deputetët, dhe deputeti Rijad Shaqiri hartoi...

Familjarët e viktimave të tragjedisë protestuan sërish në Koçan, apeluan për drejtësi dhe përgjegjësi

Është koha të pritet zinxhiri i krimit dhe të sillet drejtësia në dritë, sepse edhe harabelat e dinë për korrupsionin dhe të keqen që...

Thithja e gishtit tek fëmijët… A duhet të ndërhyjmë?

I porsalinduri, përveç nevojës që ka për t’u ushqyer, ka edhe nevoja të tjera instiktive si ajo e thithjes. Jashtë vakteve dhe nga ndjenja...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu