Sela porosi Mickoskit: Thirrni mendjes, mos e prekni gjuhën shqipe

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela i bënë thirrje Qeverisë dhe Hristijan Mickoskit që mos ta prekin gjuhën shqipe sepse ajo, siç ka thënë, është e vjetër mbi 8 mijë vjet.

Sela thotë se doli e vërteta se nuk cënohen vetëm tre nene të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve, por komplet ligj. Gjithashtu referuar kundërshtarëve të tij politik që janë në pushtet, tha se nga ata është thënë se është Gjykata Kushtetuese që po e bënë këtë gjë, por siç shtoi doli se iniciativa për abrogimin e ligjit për përdorimin e gjuhës kishte qenë e VMRO-DPMNE-së.

“Thirrni mendjes dhe mos e prekni gjuhën shqipe, gjuhë e cila nga burime arkeologjike dhe zbulimet e bëra daton mbi 8 mijë vite këtu në këto troje. Dhe kur ju ta bëni të paktën nji të shtatën e këtyre 8 mijë viteve në këto troje, atëherë mund të flasim në lidhje me gjuhën shqipe. Dhe bashkë me këtë gjuhë, në këto troje, kanë qenë gurrë të mbirë, jo të hedhur nga diku edhe shqiptarët. Kanë rrezistuar me mijëra vite e s’po ju rezistokan ju për këto 5-6 muaj qeverisje të cilat po i bëni ose unë nuk e dij edhe sa qeverisje të tjera do të rezistojnë”, ka deklaruar Zijadin Sela, kryetar i ASH-së.
Sela shprehet se politikëbërësit në pushtet patën thënë se sa i përket gjuhës shqipe deri sa janë ata aty, nuk do të preket gjuha shqipe, por në anën tjetër nëpërmjet gjykatësve kushtetues u bë me dije siç thotë soli se komplet ligji është në pyetje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Edi i mërzitur me Dolcen: Më tha në mënyrë indirekte mu largo nga shtrati- “u ndjeva si m*t”

Edi ka folur hapur për një situatë të pakëndshme që, sipas tij, e ka përjetuar me Dolcen, duke treguar se është larguar nga shtrati...

Skandal dhe fyerje e rëndë: Qeriqi shpërthen ndaj Maliqit- fyerja e dëshmorëve Mujë Krasniqin dhe Beqir Gashin më dhemb më shumë se çdo plagë

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës, Xhevdet Qeriqi, i ka reaguar ish-gazetarit Nefail Maliqi i cili ofendoi dy heronjtë, Mujë Krasniqin e Beqir...

Djali i dëshmorit Beqir Gashi reagon ndaj personit me emrin Nefail Maliqi që ia ofendoi babain

Djali i dëshmorit Beqir Gashi, ka reaguar ndaj një personi me emrin Nefail Maliqi i cili ia ofendoi babain si dhe heroin tjetër, Mujë...

Ish-gazetari Maliqi ofendon rëndë heronjtë Mujë Krasniqi dhe Beqir Gashi

Ish-gazetari i Bota Sot që tani jeton në Zvicër dhe mirëmban një ‘link’ ku publikon artikuj, Nefail Maliqi, ka ofenduar rëndë dy heronjtë e...

Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së

Majore Luljeta Mehmeti - Quigley ka përfunduar me sukses Sesionin e 296-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së në Quantico, Virxhinia, SHBA. Ceremonia e diplomimit...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu