BDI: Dita e Gjashtë nga legalizimi i fyerjes ndaj Shqiptarëve

BDI përmes një kumtese ka shprehur shqetësim për aktin e rëndë nga zyrtari policor më 28 Nëntor ku hodhi flamurin shqiptar dhe ende nuk ka përgjegjësi.

“Kaloi dita e gjashtë që nga akti i rëndë dhe i papranueshëm ku një zyrtar policie, në sy të gjithë publikut dhe kamerave, heq dhunshëm flamurin shqiptar dhe e hedh atë në tokë me përbuzje. Ky akt flagrant, i cili poshtëron jo vetëm simbolin tonë kombëtar, por gjithë shqiptarët, mbetet ende pa asnjë pasojë për autorin.

Sot shënohet dita e gjashtë që ky zyrtar policie vazhdon të jetë i lirë, pa asnjë masë disiplinore, pa asnjë ndëshkim për veprimin e tij të turpshëm. Çfarë mesazhi po jepet me këtë? A po dërgohet sinjali se ofendimi i shqiptarëve, sulmi ndaj simboleve tona dhe përçmimi ndaj komunitetit tonë janë të tolerueshme dhe të pandëshkueshme?

Kjo heshtje e institucioneve, kjo mungesë e drejtësisë, është një fyerje e dyfishtë për shqiptarët. Është një mesazh i rrezikshëm që legalizon diskriminimin dhe thellon ndarjet në një shoqëri që pretendon të jetë demokratike dhe e barabartë për të gjithë qytetarët.

Bashkimi Demokratik për Integrim, nuk mund të lejojë që një akt i tillë të kalojë pa ndëshkim. Drejtësia nuk mund të heshtë kur një simbol kombëtar dhunohet dhe kur një komunitet i tërë poshtërohet.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Sami Lushtaku për Albin Kurtin: Ky nuk e ka asnjë varr në Kosovë, nuk e ka as familjen e nuk ka as kushëri e...

Kryetari i komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku në një tubim në një odë ka folur për kandidatin e VV-së për kryeministër, Albin Kurti. Lushtaku duke...

Tragjedi në Mesdhe: 116 emigrantë nga Libia të vdekur, vetëm një i mbijetuar

Një tragjedi e re godet Mesdheun: 116 emigrantë humbën jetën në një anije që u fundos gjatë rrugës nga Libia drejt Evropës. Lajmin e ka...

Distria Krasniqi mbyll vitin 2025 duke mbajtur vendin e parë në Ranglistën Botërore

Xhudos (IJF) dhe Unioni Evropian i Xhudos (EJU), Distria Krasniqi vazhdon të mbajë vendin e parë në botë në kategorinë -52 kg. “Mendoj se jam...

Kurti: Na duhet fitore vendimtare me mbi 50 për qind

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve “AFP”, ka potencuar se Lëvizja Vetëvendosje synon një fitore...

FMN: Shqipëria ndër ekonomitë me rritjen më të shpejtë në Evropë, por rreziqet po zhvendosen drejt kahut negativ

Shqipëria vijon të shënojë një nga normat më të larta të rritjes ekonomike në Evropë, e mbështetur nga performanca e fortë e turizmit, inflacioni...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu