VLEN: BDI është sinonim i destabilizimit!

“I ashtuquajturi Fronti Europian i cili tani po hedh shqelmat e fundit po tenton të mbjell pasiguri te qytetarët. Fakti që u destabilizua Fronti i thirrur në “Europian”, nuk nënkupton se duhet të destabilizohet shteti. Fakti që ata janë bërë pikë e pesë, nuk do të thotë se edhe shoqëria të bëhen si ata.

Në këto momente vendimtare për të ardhmen e shtetit, ftojmë gjithë aktorët politikë që ia dëshirojnë të mirën shtetit, të jenë të unifikuar rreth qëllimeve strategjike, e ato janë vlerat europian dhe integrimi evropian dhe jo veprime tjera retrograde”, thuhet ne reagimin e VLEN-it.

“Kur BDI flet për inifltrime ruse, rikujtojmë opinionin se kjo parti i kishte dhënë pasaportë biznesmenit pro-rus në listën e zezë Onishçenko. Qesharake është kur BDI flet ndërsa të bëmat e saj e demantojnë. Ishte kjo parti që edhe qiellin e hapi vetëm e vetëm që të sjell në Shkup, ministrin e Jashtëm rus, Sergej Llavrov.

Tentimet për destabilizim nuk do të kalojnë, harmonia e bashkëjetesa mes qytetarëve do ngadhënjej ku të gjithë do të ndjehen të barabartë. Këtë e kemi dhënë si zotim gjatë fushatës zgjedhore dhe për këtë po angazhohemi çdo ditë me përkushtim.

Sinonim i destabilizimit është Bashkimi për Devalvimin e Institucioneve (BDI). Po ua rifreskojmë kujtesën. Gjitha ngjarjet e kobshme në vend, e sidomos për shqiptarët kanë ndodhur kur BDI kanë qenë pjesë e pushtetit. Rastet “Monstra”, “Lagjja e Trimave”, janë ngjarje që kanë tensionuar shtetin, por fatmirësisht nuk krijuan ndasi në shoqëri. BDI është sinonim i së keqes dhe për atë shqiptarët u dërguan në vendin që e meritoni, në opozitë.

Populli shqiptar nuk do të mashtrohet më. Drejtësia po vjen, dhe lojërat tuaja kanë mbaruar. E kjo ju pengon eksponentëve të BDI-së, përkatësisht Artan Grubit. Këtij të fund më nuk po i kalojnë përrallat dhe gënjeshtrat që po mundohet t’i imponon në opinionin vendor, andaj ai tani gënjeshtrat e tij po mundohet ti plason në opinionin në Shqipëri se kinse janë arrestuar 17 shqiptarë pas incidenteve që ndodhën, që absolutisht nuk është e vërtetë. Kujtojmë opinionin se janë arrestuar 17 persona që kanë përdhosur flamurin shtetëror dhe flamurin kombëtar shqiptar.

VLEN-i garanton: Ligji është për të gjithë dhe mbi të gjithë! Askush nuk do të jetë mbi ligjin, pavarësisht pozitës apo përkatësisë. Siguria është prioritet! Çdo qytetar, pa dallim, meriton të ndjehet i sigurt dhe i mbrojtur. Drejtësia është në veprim! Çdo krim do të hetohet, çdo autor do të përgjigjet dhe askush nuk do të shpëtojë nga ndëshkimi.

Koalicioni VLEN është garancë e stabilitetit dhe prosperitetit të Maqedonisë së Veriut”, mbyllet reagimi i VLEN-it.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Maqedonia e Veriut mbyll kufijtë, asnjë automjet nuk lejohet të hyjë në territor- Ja çfarë po ndodh

Një problem teknik ka goditur sot sistemin elektronik të Policisë së Maqedonisë së Veriut, duke ndikuar në funksionimin e kufijve në gjithë territorin e...

Gjermania i dorëzon Ukrainës armë për të goditur thellë brenda territorit rus

Gjermania ka konfirmuar se do të furnizojë Ukrainën me sisteme të reja armësh me rreze të gjatë veprimi, të cilat do t’i mundësojnë Kievit...

Brukseli “fundos sërish Severnën”!

Edhe këtë vit Brukseli zyrtar e "fundos državën Severnëa" në rrugën e saj qorre drejt BE-së, për shkak të kryeneçsisë së despotit Micko...

Mickoski për akuzat e Arsovskës: Shteti ka institucione, u bëj thirrje të veprojnë

Shteti ka institucione, u bëj thirrje të veprojnë rreth rastit, tha sot kryeministri Hristian Mickoski lidhur me akuzat e djeshme të kryetares së Qytetit...

Sot bëhen 30 vjet nga gjenocidi serb në Srebrenicë – shtatë viktima të tjera do të varrosen në Potoçari

Në Qendrën Përkujtimore Srebrenicë – Potoçari, sot do të prehen edhe shtatë viktima të tjera të gjenocidit të kryer në korrik të vitit 1995. Tridhjetë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu