“Në tokë shtetërore detyronte qytetarët të paguajnë për parking”, Prokuroria me aktakuzë ndaj një personi për parkingun ilegal mbrapa Poliklinikës “Bit Pazar”

Prokuroria ka ngritur aktakuzë, ndërsa kërkon masa kujdesi ndaj një 47-vjeçari dhe kompanisë së tij, respektivisht ndalesë për të shfrytëzuar hapësirën prapa Poliklinikës së Bit Pazarit në Shkupi, ku i njëjti dyshohet se jashtëligjshëm ka krijuar parking me pagesë, shkruan TV21. Sipas njoftimit të Prokurorisë, i njëjti dyshohet për shkelje të nenit 225 nga Kodi Penal, gjegjësisht kryerje të veprës penale “uzurpim i patundshmërisë”.

“I akuzuari, 47-vjeçar, pronar dhe menaxher i kompanisë së paditur, ka marrë në posedim pronën e dikujt tjetër – tokën prapa Shtëpisë së Shëndetësisë në Shkup – Poliklinika Bit Pazar. I akuzuari ka shfrytëzuar tokën shtetërore, të cilën komuna e Çairit , sipas parashikimit të Planit Detal Urbanistik, ia ka dhënë për shfrytëzim shtëpisë së shëndetit, për vend parkimi të improvizuar. Në emër dhe në llogari të kompanisë ka vendosur një tra dhe një pikë grumbullimi dhe ka angazhuar një person për inkasim me çmim prej 50 denarë për 90 minuta shfrytëzim për parking, duke kufizuar dhe kontrolluar hyrjen dhe daljen në këtë tokë”, thonë nga Prokuroria.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Ligji për lojërat e fatit ‘fle’ në Kuvendin e RMV-së, zvarritet miratimi

Ndonëse se u promovua me shumë bujë si një hap i madh për mbrojtjen e të rinjve, propozim-ligji për lojërat e fatit me të...

Vuçiqi nga Brukseli: Nesër t’i vendosim sanksione Rusisë dhe ta njohim Kosovën, kështu pranohemi në BE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në një konferencë për media në Bruksel të martën mbrëma tha se Serbia do të pranohej në Bashkim Evropian...

Pesë vjet nga arrestimi i Thaçit dhe të tjerëve

Sot bëhen pesë vjet nga arrestimi i ish-presidentit Hashim Thaçi, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. Me rastin e kësaj dite, Organizata e Veteranëve të Luftës...

Kryetari i parë mysliman i New Yorkut – fjalët e para të Mamdanit pas fitores, goditje e ashpër për Trumpin

Demokratët fituan në tri gara të martën në zgjedhjet e para të mëdha që kur Donald Trump rifitoi presidencën, duke ngritur një brez të...

Ibrahimi: Haqim Ramadanin nuk e lamë të vetëm, por ai e braktisi VLEN-in? (VIDEO)

Lideri i Alternativës, Zeqirja Ibrahimi, ka komentuar strategjinë e fushatës së kandidatit të VLENI-së, Haqim Ramadani, në komunën e Bërvenicës gjatë rrethit të dytë...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu