BDI porosi Filipçës: Mos kopjo VMRO DPMNE, narrativi anti-BDI për poena politik nuk është e shëndetshme

Deklaratat e fundit të Venko Filipçes, ku ai përpiqet të shfrytëzojë narrativën anti-BDI për të mbuluar dështimet e partisë së tij, tregojnë një rrëshqitje të rrezikshme drejt qasjeve të njohura të VMRO-DPMNE-së. Përdorimi i albanofobisë si mjet politik nuk është vetëm i papërgjegjshëm, por edhe i dëmshëm për kohezionin shoqëror dhe stabilitetin e Maqedonisë së Veriut.

Ky obsesion politik ndaj BDI-së buron nga dy arsye kryesore. Së pari, tentimi për të ndërtuar identitet politik përmes BDI- së si e vetmja parti me identitet të qartë ideologjik dhe politik në skenën e Maqedonisë së Veriut. Në një ambient politik ku shumë parti ndryshojnë qëndrimet sipas interesave momentale, BDI ka ndërtuar një vizion të qëndrueshëm dhe ka dorëzuar rezultate konkrete që kanë ndikuar pozitivisht për të gjithë qytetarët. Kjo konsistencë është një kontrast i fortë me mungesën e qartë të vizionit te partitë e tjera, të cilat tentojnë të ndërtojnë identitetin e tyre përmes sulmeve kundër BDI-së.

Së dyti, përdorimi i retorikës anti-BDI është një pasqyrim i albanofobisë së rrënjosur në një pjesë të skenës politike maqedonase. Në vend që të promovojnë barazi dhe bashkëpunim, disa parti përpiqen të mobilizojnë mbështetësit e tyre duke shënjestruar shqiptarët dhe përfaqësuesit e tyre politikë. Kjo qasje është një dëshmi e dobësisë politike dhe e mungesës së ideve për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

BDI nuk ka qenë dhe nuk është problem për ata që kërkojnë një vizion të qartë dhe një shtet të drejtë dhe të barabartë. Përkundrazi, ne kemi qenë gjithmonë garantues të stabilitetit dhe promotorë të reformave euroatlantike. Suksesi ynë, i bazuar në 15 fitore elektorale radhazi, nuk është arsye për të krijuar fiksime, por për të reflektuar mbi mungesën e vizionit dhe rezultateve të partive të tjera.

Nëse Filipçe dhe partia e tij dëshirojnë të ndërtojnë një të ardhme më të mirë për qytetarët, duhet të ndalin përpjekjet për të kopjuar qasjet përçarëse të së shkuarës dhe të përqendrohen në ndërtimin e një narrative që bashkon qytetarët dhe promovon stabilitetin. Shqiptarët dhe qytetarët e këtij vendi e dinë mirë se BDI është një histori suksesi, dhe sukseset nuk mund të shfajësojnë dështimet e të tjerëve.

Përdorimi i retorikës së konsumuar anti-BDI nuk i ndihmon as z.Filipçe, as partinë e tij, dhe sigurisht as Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët dhe qytetarët kërkojnë stabilitet, progres dhe vizion – jo retorikë përçarëse dhe albanofobi të rikthyer, reaguan nga BDI. Flaka Media

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Vritet influencuesja e Tik-Tokut

Influencuesja meksikane e TikTok-ut që kishte mbi 95,000 ndjekës, u vra në sallonin e saj të bukurisë Një influencuese e njohur në rrjetin social TikTok,...

Edhe shefi i kabinetit, Aziri, del kundër Taravarit: Unë dhe ata si unë nuk do ta lejojmë ASH-në të devijojë!

Sabri Aziri: Aleanca për shqiptarët është mbi të gjitha! Karakteristikat që na përshkruajnë janë: ndërtimi i një shteti funksional, lufta kundër krimit dhe përkushtim ndaj...

Nga i kërkuar në “aleat”! Trump do ta takojë Al-Sharaan, vitin e kaluar SHBA-ja ofronte 10 milionë $ për vendndodhjen e tij

Presidenti i përkohshëm i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, zyrtarisht mori detyrën një muaj pas rënies së shpejtë të regjimit të Bashar al-Assadit në dhjetor. Forcat e...

VMRO: Taravari të përgjigjet se me çfarë e shantazhon BDI-ja

“Taravari duhet të përgjigjet se me çfarë po shantazhohet. Kjo sjellje e paarsyeshme e tij mund të ndodhë vetëm si rezultat i shantazhit dhe...

Totali i votave brenda dhe jashtë vendit/ PS forcë e parë me rreth 776 mijë vota, PD siguron 504 mijë vota!

Partia Socialiste deri më tani ka blinduar 83 mandate, ndërsa PD 50, kurse PSD del forcë e tretë. Gjatë votimit të qytetarëve brenda vendit, 733.149...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu