Skandaloze – Drejtori i Spitalit të Tetovës Jep Tenderë në Favor të Nuses së Djalit me Vlerë 18 Milion Denarë

Tetovë – Drejtori i Spitalit të Tetovës, Agim Berisha, është përfshirë në një skandal të madh lidhur me dhënien e dy tenderëve të cilët kanë vlera të larta, të cilët dyshohet se janë fituar nga një kompani në pronësi të nuses së tij.

Sipas informacionit të siguruar, më 31 tetor 2024, spitali ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë Elmedika, e cila, sipas burimeve, është pronë e nuses së drejtorit Berisha. Vlera e këtij tenderi arrin në 12 milion denarë. Tenderi i dytë, i nënshkruar më 20 nëntor 2024, ka një vlerë mbi 6 milion denarë.

Një nga kushtet për aplikimin në këto tenderë ishte një deklaratë që vërtetonte se nuk kishte afërsi farefisnore mes aplikantëve dhe nënshkruesve të tenderëve, gjë që ngre dyshime mbi transparencën e procesit.

Organet kompetente janë ftuar të ndërhyjnë dhe të hetojnë këtë rast në mënyrë urgjente për të zbardhur këtë situatë alarmante në Spitalin e Tetovës. Ky skandal ka shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik dhe kërkesa për një hetim të plotë.

Do të vazhdojmë të raportojmë për zhvillimet e mëtejshme në këtë çështje.

REKLAMË

REKLAMË

lajmet e fundit

Deputetët turq përleshen gjatë debatit për buxhetin

Ligjvënësit turq shkëmbyen grushte gjatë një debati të nxehtë mbi propozimin e buxhetit të vitit 2026 të dielën, megjithëse si buxheti ashtu edhe një...

Njësia speciale “Ujqit” vazhdon të jetë pa asnjë shqiptar

Edhe gjatë vitit 2025, njësia speciale “Ujqit” vazhdon të mbetet pa asnjë pjesëtar të përkatësisë shqiptare. Ndërkohë, në konkursin për oficerë të rinj për...

Osmani takon zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani takon të hënën në Uashington zëvendëssekretarin amerikan të Shtetit, Christopher Landau, ka bërë të ditur Departamenti amerikan i Shtetit...

Ali Ahmeti: Për pjesëmarrje në Qeveri BDI ka një kusht, dhe ai është Badenteri

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot zhvilloi brifing, në të cilin foli për disa çështje, si Badenterin dhe pakënaqësitë pas Kongresit të pestë të...

Theks në përpjekjet e përbashkëta drejt integrimit evropian, Spiropali takohet me Presidenten, kryetarin e Kuvendit dhe Kryeministrin

Ministrja e Punëve të Jashtme e Shqipërisë Spiropali u takua edhe me Presidenten e vendit Gordana Siljanovska Davkova, Kryetarin e Kuvendit Afrim Gashi dhe...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu